Lëkura kërkon mirëmbajtje nga jashtë dhe brenda dhe shumë shpejt jep shenjat e mirëmbajtjes apo trajtimit jo të mirë. Shpesh ndryshimi i ngjyrës së saj është dëshmitari kryesor si sëmundjeve të ndryshme.
Lëkura normale dhe e shëndoshë është e pastër, e njëtrajtshme, lehtë e shndritshme, dhe nëse ju vëreni ndonjë ndryshim në lëkurën tuaj atëherë jeni në prag të ndonjë sëmundje. Ja çfarë tregon ngjyra e lëkurës për organizmin;
Ngjyra e kuqe
Lëkura e kuqe tregon edhe që kapilarët e gjakut janë të zgjeruar, por ekziston mundësia e të sëmurit nga mushkëritë dhe organet e frymëmarrjes. Gjithashtu tregon për konsumimin e yndyrave dhe ushqimit të fortë, të pasur me sheqer, mëlmesa, stimulues dhe alkool.
Ngjyra e verdhë
Zbulon që konsumoni më shumë se duhet vezë, mish dhe karota, problemet që shfaqen përmes saj janë problemet me idhcë, mëlçi dhe veshkë.
Ngjyra vjollcë
Bëhet kur konsumojmë shumë lëngje, ëmbël, ilaçe dhe kemikale (aditivë), duke shkaktuar problem me zorrën, tretje dhe hormone.
Ngjyra e bardhë
Përmban më shumë konsumim të produkteve të mishit, të pasura me yndyrë dhe kripë. Referohet në ngushtimin e enëve të gjakut, sëmundjet e mëlqisë dhe gjëndrave limfatike.
Ngjyra e kaltër
Është rezultat i kripës së tepërt, sheqerit, alkoolit dhe të gjitha llojeve tjera të stimuluesve. Më shpesh mund të haset tek alkoolistët. Ajo tregon kah sëmundja e mëlçisë, organeve të tretjes dhe pankreasit.
–
Drejtohet nga kemikaliet dhe ilaçet, kjo është një ngjyrë që shenjon zhvillimin e cistës, tumorit dhe kancerit. /albeu.com/