Mësoni se si Edi Rama ia mori zemrën Kancelares Merkel

08.07.2015 11:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mësoni se si Edi Rama ia mori zemrën Kancelares Merkel

Shumëkush në kabinetin e kryeministrit shqiptar tregon se Edi Rama është një nga liderët ballkanikë që i ka hyrë në zemër kancelares Merkel, por pak kush tregon arsyet e vërteta të këtij “pasioni”. Po ti hedhësh një sy axhendës zyrtare, kryeministri ynë ka pasur dy takime të rëndësishme me homologen e tij gjermane. Fillimisht atë të prillit të vitit 2014 kur ai u prit për vizitë zyrtare në Berlin dhe pati një takim prej 20 minutash me dyer të mbyllura me mergelin dhe pastaj atë të fundgushtit të të njëjtit vit, ku ai u rikthye në Berlin në mesin e liderëve të tjerë Ballkanikë. Pikërisht në këtë kohë u debatua shumë se pse Shqipërisë iu dha një vend i privilegjuar në konferencën midis kancelares Gjermane, ish shefit të komisionit evropian Barroso dhe shteteve të rajonit.

Aty Rama qe i vetmi që doli në konferencë shtypi përkrah dy liderëve europianë. Po pikërisht aty më shumë se kurrë, shpërtheu edhe talenti i tij për të rënë në sy. Mes një aparatçiku si Vuçiç, një ish mundsi si Gruevski, apo një ish doganieri si Gjukanoviçi, kryeministri shqiptar mundi të bënte diferencën. Jo me projekte dhe vizione për ballkanin perëndimor. Aspak. As në tryezat e e bisedimeve. Por gjatë darkës zyrtare me humor dhe batuta. Që prej kësaj kohe në klubin e ngushtë të liderëve të rajonit ai mori edhe epitetin e “shakaxhiut të grupit”.

Kur darka me udhëheqësit ballkanikë po bëhej e mërzitshme ka qenë Merkeli që iu drejtua Edi Ramës: “Hë Edi fillo trego një nga ato historitë e tua” tregon një burim diplomatik. Dhe natyrisht Rama filloi të tregojë historitë e tij gjatë komunizmit duke përfituar edhe nga fakti se kancelaria gjermane e njeh mirë këtë botë se deri në periudhën e rënies së murit ajo ka jetuar në DDR. Ashtu sikurse kish bërë edhe më parë me mergelin Rama shfrytëzoi me mjeshtëri atë karakteristikë që ja kish përshkruar në mënyrë sintetike ish miku i tij i ndjerë Ardian Klosi në rrethin e tyre të ngushtë: “ky është ai që di më pak nga ne, por dhe ai që ka aftësinë ti shfaqë më mirë se kush do të gjitha ato që ne dimë”.

Edhe mes liderëve ballkanikë Rama nuk nguroi ta përdorë këtë mjeshtëri. Tashmë janë bërë proverbiale në rrethet diplomatike rrëfimet e Ramës basketbollist, kur kapërcente perden e hekurt të komunizmit shqiptar dhe shkonte të luante në perëndim. Janë proverbiale rrëfimet e tij për njeriun e ri shqiptar që shijonte deri në pafundësi mëngjeset e bollshme të hoteleve që servireshin falas, mënyrën se si sportistët shqiptarë u rrëmbenin uniformat sportive homologëve të tyre gjermanë apo anekdotat e jetuara me shqiptarët, që kur flasin shqip gënjejnë, ndërsa kur e thonë të njëjtën gjë në gjuhë të huaj, kanë prirje të tregojnë të vërtetën. Eshtë kjo arsyeja që shumëkush e shpjegon afërsinë e kancelares Merkel me Edi Ramën. Madje këshilltarët e saj e kanë falënderuar kryeministrin shqiptar, se shpesh herë i ka shpëtuar darkat e mërzitshme me humorin e tij.

Aq shumë e fitoi këtë famë Edi Rama sa edhe disa ditë më pas mbledhjes së liderëve ballkanikë në gusht të vitit 2014, ai u prit me nje kuriozitet të madh në samitin e NATO-s në Uells. Megjithëse liderët e 28-shes ishin të preokupuar ato ditë me problemet e hapura me Rusinë dhe terrorizmin islamik, në pushime ata mezi prisnin të takoheshin me kryeministrin shqiptar që mergeli ua prezantonte si një risi ekzotike. Jo më kot disa ditë më parë mes udhëheqësve ballkanikë, ai kish marrë nofkën e ‘shakatorit të grupit”. (lapsi.al)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Peci reagon pas incidentit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës: Qeverisja jonë nuk shantazhohet

Peci reagon pas incidentit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës: Qeverisja jonë nuk shantazhohet

Kurti në Samitin BE-Ballkani Perëndimor kërkon statusin e kandidatit për Kosovën: Ka katër vjet që kemi aplikuar

Kurti në Samitin BE-Ballkani Perëndimor kërkon statusin e kandidatit për Kosovën: Ka katër vjet që kemi aplikuar

Policia gjen një armë zjarri gjatë kontrollit në një automjet në Suharekë

Policia gjen një armë zjarri gjatë kontrollit në një automjet në Suharekë

Ambasada e Francës në Prishtinë del me njofitm për shtetasit e saj që duan lejeqëndrim në Kosovë

Ambasada e Francës në Prishtinë del me njofitm për shtetasit e saj që duan lejeqëndrim në Kosovë

Presidentja themelon Këshillin Presidencial për Fuqizimin e Grave, Barazinë Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Grave

Presidentja themelon Këshillin Presidencial për Fuqizimin e Grave, Barazinë Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Grave

Austria hap vende të reja pune sezonale, përfiton edhe Kosova

Austria hap vende të reja pune sezonale, përfiton edhe Kosova

Sveçla merr pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komuniteteve (GCERF)

Sveçla merr pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komuniteteve (GCERF)

Rama merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel

Rama merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel

Kreu i Listës së Studentëve paralajmëron arrestime të reja në Serbi: Ky është vetëm fillimi

Kreu i Listës së Studentëve paralajmëron arrestime të reja në Serbi: Ky është vetëm fillimi

Shefat e misioneve diplomatike të BE-së i bashkohen thirrjes kundër femicidit në Kosovë

Shefat e misioneve diplomatike të BE-së i bashkohen thirrjes kundër femicidit në Kosovë

Bajrami: Buxheti i Kosovës nuk adreson sfidat kryesore, është i bazuar në konsum

Bajrami: Buxheti i Kosovës nuk adreson sfidat kryesore, është i bazuar në konsum

IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, protestohet kundër vrasjeve së grave

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, protestohet kundër vrasjeve së grave

Përplasje në BE për buxhetin dhe 45 miliardë eurot për Ukrainën, ‘‘shqetësime’’ edhe për raportet Kosovë-Serbi

Përplasje në BE për buxhetin dhe 45 miliardë eurot për Ukrainën, ‘‘shqetësime’’ edhe për raportet Kosovë-Serbi

Kurti udhëtoi drejt Brukselit, merr pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor

Kurti udhëtoi drejt Brukselit, merr pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor