Veseli: Gjykata Speciale s’është kiameti

07.07.2015 15:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Veseli: Gjykata Speciale s’është kiameti

Amandamentet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të gjykatës speciale, të cilat u hodhën poshtë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e 26 qershorit, nuk do të riprocedohen as këtë javë, ashtu siç ishte paralajmëruar ditë më parë.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë të martën, ka thënë se më 9 korrik do të ketë një seancë plenare, por në rend të ditës nuk do të ketë diçka të jashtëzakonshme.

“Këtë javë nuk do të procedohet me Gjykatën Speciale. Për javën e ardhshme të shohim”, ka thënë Veseli.

I pyetur se a duhet që Kuvendi të riprocedojë me amendamentet kushtetuese apo duhet Qeveria ta bëjë një gjë të tillë, Veseli ka thënë se presin nga Qeveria që të ketë iniciativën pastaj Kryesia të riprocedojë.

“Është shumë e rëndësishme që gjatë kësaj kohe të ruajmë partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë. Nga kjo situatë duhet të dalim më të bashkuar, kurrsesi nuk guxojmë të dalim të ndarë”, ka theksuar Veseli.

I pyetur se a po rrezikohet që të mos t’i kenë votat e Listës Srpska, pasi lideri i kësaj partie Aleksandar Jablanoviq kishte deklaruar se Kosovës nuk do të duhej t’i jepet një mundësi e dytë për ta themeluar specialen, por të bëhet nga Këshilli i Sigurimit, Veseli ka thënë se nuk mund të paragjykojë, pasi Jablanoviqi nuk është në Kuvendin e Kosovës dhe deputetët janë të pavarur për të marrë qëndrimin e tyre.

“Ne do të ecim përpara në partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Askush nuk mund të na ndajë nga një bashkëpunim që është i shkëlqyeshëm, do të jetë edhe më tej i njëjtë; edhe me vendet e Bashkimit Evropian me të gjithë. Në të njëjtën kohë, ne bashkërisht si Kosovë, si spektër politik, duhet të jemi të bashkuar të mos ndahemi për arsye se ka një sfidë; nuk do të bëhet kiameti”, ka theksuar Veseli, duke shprehur bindjen se Gjykata duhet të kalohet.

Asociacioni, në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës

Image

Zyrtarë të institucioneve të Kosovës vazhdojnë të deklarojnë se Asociacioni i komunave me shumicë Serbe, do të jetë në bazë të ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës.

Formimi i Asociacionit të Komunave Serbe (ASK), ka qenë pjesë e bisedimeve edhe në raundin e fundit në Bruksel në nivel kryeministrash, por që nuk është arritur ndonjë marrëveshje.

Përfaqësues të Qeverisë së Serbisë vazhdojnë të deklarojnë se ky Asociacion do të ketë kompetenca ekzekutive dhe se do të jetë më shumë se një OJQ, kurse zyrtarë të shtetit të Kosovës, shprehen se ASK, do të formohet në bazë të ligjeve të Kosovës.

Një gjë të tillë e ka thënë edhe Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, të martën pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ai ka shprehur bindjen e tij se qeveria do ta ruajë sovranitetit e vendit.

“Jam i bindur se qeveria do të bartë vullnetin e qytetarëve do ta ruaj tërësinë e sovraniteti dhe nuk besoj se ne duhet të mendojmë tani ne paragjykime. Ligjet i kemi, Kushtetutën po ashtu, dhe asgjë nuk duhet të veprojmë më shumë se t’i respektojmë ato”, është shprehur Veseli.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar