Një person është gjetur pa shenja jete në mëngjesin e sotëm, në lagjen Ulpiana, afër shkollës “Hasan Prishtina”, në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Express se trupi është gjetur rreth orës 8 të mëngjesit, ndërsa ka shtuar se njësitet përkatëse tashmë janë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë hetimet e nevojshme.
Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaktari i vdekjes së personit në fjalë.