Quakeshare, aplikacioni ndihmës në katastrofat natyrore

E publikuar: 04/07/2015 00:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tërmeti i shkallës 7.8 Rihter që goditi Nepalin me 25 prill vrau më shumë se 8000 njerëz, la dhjetëra mijëra persona të tjerë të plagosur dhe qindra mijëra të pastrehë.
Kur një katastrofë natyrore ndodh, minuta dhe madje edhe sekonda mund të shpëtojnë jetë.
Kjo është ajo tek e cila po fokusohen shpikësit e një aplikacioni të ri për smartphone: këto sekonda të vyera në të cilat të dhënat mund të mblidhen dhe përdoruesit mund të lajmërohen në rast të një tërmeti.
E quajtur ‘QuakeShare’, aplikacioni përdor një teknologji me GPS dhe një sistem gyro directional.
‘Sapo smartphoni dallon një dridhjë, informacioni transmetohet në serverin tonë në re. Serveri mbledh të dhënat nga smartphonet e tjerë dhe më pas, algoritmi jonë analizon të gjitha të dhënat e mbledhura dhe na tregon nëse ka një risk për një tërmet apo jo. E gjitha kjo ndodh brenda vetëm pak sekondave’, thotë Pierre-Marie Sarant, themelues i CynSIS, kompanisë pas aplikacionit QuakeShare.
Qëllimi është të krijojmë një sistem lajmërimi të hershëm në kohë reale, i cili ndihmon në mbledhjen e informacionit në zonat e prekura për të forcuar përgjigjen ndaj krizave dhe për të ndihmuar në mobilizimin e skuadrave të shpëtimit.
Sapo një tërmet konfirmohet, një alarm i përgjithshëm dërgohet.
‘Në ekranin e smartphonit këtu, ju shikoni se kronometri tregon një dridhje të konfirmuar që ndodhi 2 sekonda më parë. Kështu që njerëzit, e dinë se koha po fluturon dhe se ata duhet të strehohen’, shpjegon Pierre-Marie Sarant.
‘Ideja është të gjeolokalizojmë përdoruesit, në mënyrë që në rast të një prerje të energjisë, ose nëse rrjeti mobil nuk funksionon, ne të dijmë se ku ishin përdoruesit në kohën që ra tërmeti.’
Një pikë e dobët e madhe është varësia në rrjetin e mobileve dhe internetin, cka do të thotë se mund të mos funksionojë në zona të caktuara të largëta të botës, veçanërisht në rast të një katastrofe natyrore.
Ende në zhvillim, aplikacioni QuakeShare është përllogaritur të lancohet në fund të vitit.
/oranews.tv/