Komisioni për Integrime Evropiane kundër përcaktimit etnik në letërnjoftime

03.07.2015 12:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Komisioni për Integrime Evropiane kundër përcaktimit etnik në letërnjoftime

Komisioni për Integrime Evropiane ka kthyer në Komisionin për Punë të Brendshme Projektligjin për letërnjoftimet për shkak se kanë kundërshtuar një amendament, i cili përcakton përkatësinë etnike në letërnjoftim

Me vetëm një abstenim të anëtares së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në këtë Komision, Projektligji u kthye në Komisionin për Punë të Brendshme dhe Siguri që të hiqet ky amendament dhe pastaj të vijë përsëri në Komisionin për Integrime Evropiane.

Deputeti i Vetëvendosjes në Komisionin për Integrime Evropiane, Ilir Deda tha se në asnjë mënyrë nuk duhet të pranohet ky amendament, pasi është jashtë praktikave evropiane. Ai e ka quajtur mënyrë primitive dhe të prapambetur një gjë të tillë.
“Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri e ka pranuar dhe ka përkrahur amendamentin që përcaktohet identiteti kombëtar në letërnjoftim.

Mua po me duket se kjo nuk është zgjidhje e duhur, nuk ka vend në kontinentin e Evropës dhe nuk është në përputhje me praktikat evropiane që identiteti etnik të shkruhet në letërnjoftim. Komisioni e ka përkrahur, por ne nuk duhet të përkrahim këtë sepse nuk është në përputhje me standardet evropiane, as me praktika evropiane, mos të shprehem më ashpër, kjo është retrograde, e prapambetur, primitive t’i detyrosh njerëzit të japin identitetin në letërnjoftim, është e papranueshme”, tha Deda.

Kundër këtij amendamenti ka dalë edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Luljeta Veselaj-Gutaj

“Mendoj që nuk është e drejtë të bëhen dallime të tilla, siç e kanë bërë me këtë amendament. Edhe pse nisma ka qenë që të mos ketë keqpërdorime në aplikime të ndryshme, sepse e shfrytëzojnë rastin komuniteti më i madh tek ne të përfitojë nga komunitetet e tjera, kjo ka qenë arsyeja që e kanë marrë iniciativën për këtë amendament, por mendoj që ne nuk duhet ta përkrahim këtë pjesë”, tha Gutaj.

Deputeti nga grupi 6+, Kujtim Baqaku, tha se në asnjë mënyrë nuk duhet të shkruhet me fjalë në letërnjoftim identiteti etnik.

“Në asnjë mënyrë shtetasit e Kosovës nuk guxojnë të identifikohen a është ky apo ai, jo të shkruhet me fjalë, në disa raste kemi pasur me numra serik të regjistrimit, ku janë kuptuar të cilit komunitet janë”, tha ai.

Propozimet e deputetëve i mbështeti edhe kryetarja e Komisionit, Teuta Sahatqija, e cila tha se mund ta përkrahin këtë projektligj, por të kërkojnë që amendamenti të tërhiqet. Mirëpo, deputeti Deda propozoi që projektligji t’i kthehet Komisionit funksional, atij për Punë të Brendshme dhe Siguri, e jo të dërgohet në seancë me rekomandimin për ta hequr këtë amendament, pasi që do të bëhet temë diskutimi i panevojshëm.

“Unë kisha rekomanduar, që nëse mund ta ndalim pa shkuar në seancë dhe formulimi të jetë më i ashpër nuk e pranojmë, nuk mund të shkojë në seancë. Kjo është jashtë standardeve. Veç mos të bëhet debat aty, jo po dua të identifikohem, jo s’po dua”, theksoi Deda.

Në mbledhjen e sotme, Komisioni për Integrime Evropiane ka proceduar për në Kuvend edhe disa projektligje, siç janë ai për armët, Projektligji për furnizim me armë dhe pajisje tjera, Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat Personale dhe Projektligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, pasi ka vlerësuar se janë në harmoni me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm