“Çarten” deputetet nga Serbia: E keni shkelur marrëveshjen

E publikuar: 03/07/2015 12:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nuk ka shkuar edhe ashtu siç nisi takimi ndërmjet deputeteve të Kosovës dhe atyre të Serbisë, pasi serbet janë ankuar se marrëveshja është thyer nga pala kosovare, raporton Gazeta Tribuna.

Deputetja nga Parlamenti i Serbisë, Maria Obratoviq, i ka thënë kryetari të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit se në marrëveshje ka qenë e paraparë të mos përmendet Republika e Kosovës.
“Ju e shkelët sot marrëveshjen sepse ne jemi marr vesh që mos të përmendet këtu fare Republika e Kosovës, por ju e thatë një gjë të tillë. Kësaj radhe po tolerojmë. Edhe ne kemi mundur të themi që jemi ardhur në Serbinë Jugore por nuk e thamë”, deklaroi Obratoviq.

Ajo shtoi se kur deputetet nga Kosova ishin në Serbi, asnjëherë nuk janë provokuar.

“Kur ju keni ardhur në Serbi, asnjëherë nuk e kemi përmendur gjëra të tilla. Ose po bëjmë marrëveshje dhe po i respektojmë, ose nuk po bëjmë fare. Kemi kërkuar edhe nga deputetet serbe që mos me përmend Kosova Metohia në Parlamentin e Kosovës, por ndikimi jonë ka qenë i vogë”.”, u shpreh Bratoviq.

Në këtë takim po shfaqet dokumentari “Follow us”, që paraqet punën e grave të të dyja shteteve dhe problemet më të cilat përballen ato./Gazeta Tribuna/