DELAWIE QARTËSOI SYNIMET PËR ÇKA DO TË ANGAZHOHET

02.07.2015 10:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
DELAWIE QARTËSOI SYNIMET PËR ÇKA DO TË ANGAZHOHET

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, tashmë i konfirmuar edhe nga Senati, Z. Gregory Delawie, në seancën konfirmuese foli për historinë e marrëdhënieve të dy vendeve.

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, tashmë i konfirmuar edhe nga Senati, Z. Gregory Delawie, në seancën konfirmuese foli për historinë e marrëdhënieve të dy vendeve, mbështetjen e vazhdueshme amerikane dhe qartësoi disa nga synimet e tij se për çfarë do të angazhohet gjatë tre vjetëve të ardhshme. Ai përmblodhi angazhimin e tij në tri drejtime të rëndësishme: forcimin e shtetit ligjor, zgjerimin e sigurisë rajonale dhe nxitjen e reformave ekonomike.

“Korrupsioni pengon zhvillimin demokratik dhe ekonomik të Kosovës, pengon investimet, nxit emigrimin, dhe dobëson besimin në institucionet publike. Nga ana tjetër korrupsioni mund të krijojë një terren pjellor për rritjen e ekstremizmit të dhunshëm,” tha Delawie. Ai nënvizoi se do të shtojë mbështetjen për të ndihmuar luftimin e korrupsionit dhe rikthyer besimin e qytetarëve për qeverinë e tyre. Ambasadori Amerikan foli edhe për Forcën së tashme Sigurisë dhe kalimin e saj në Forcat e Armatosura të Kosovës.

“Dua të garantojë që Shtetet e Bashkuara ta udhëheqin këtë tranzicion në mënyrë që do të rrit stabilitetin rajonal, të forcojë institucionet demokratike dhe që e pozicionon Kosovën që në një të ardhme të përmbushë kushtet për anëtarësim në NATO”.

Po cili është qëndrimi i ambasadorit të ri rreth krijimit të Gjykatës Speciale. Ai në seancën konfirmuese tha se “Kosova duhet të përgjigjet në mënyrë të përshtatshme akuzave për krime të rënda të kryera në mes të 1998 dhe 2000.’ Z. Delawie theksoi se Task Forca e BE-së e udhëhequr nga prokurori amerikan gjeti prova se janë kryer vepra të dënueshme nga një numër i vogël i pjesëtarëve të UÇK-së, transmeton rtk.

“Kosova duhet të zgjidhë këto akuza serioze në qoftë se do ta mbyllë këtë kapitull të historisë së saj dhe të ecë përpara me zhvillimin demokratik dhe integrim euro-atlantik,” tha ambasadori Delawie i cili së shpejti vjen në Prishtinë për të marrë detyrën nga ambasadorja e deritashme, Tracey Ann Jacobson.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar