Kriza greke nuk rrezikon Kosovën

02.07.2015 15:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kriza greke nuk rrezikon Kosovën

Kriza financiare e Greqisë nuk mund të ketë ndikim të drejtëpërdrejtë në ekonominë e Kosovës, duke marrë parasysh faktin se ekonomia e Kosovës ka një shkallë shumë të ulët të ekspozimit direkt ndaj ekonomisë greke.

Kështu thonë zyrtarë të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, sipas të cilëve investimet e huaja direkte dhe remitencat nga shteti grek janë shumë të ulëta, kurse në sektorin bankar asnjë bankë me origjinë greke nuk vepron në Kosovë.

Besnik Kada, zyrtar për Marrëdhënie me Media në këtë institucion, për Radion Evropa e Lirë ka thënë se investimet e huaja direkte nga Greqia në Kosovë, që nga viti 2007 deri në vitin 2014 kanë qenë 7.9 milion euro, ose 0. 3 për qind të investimeve të përgjithshme në Kosovë.

Investimet nga Greqia në Kosovë janë më të ulëtat krahasuar me investimet që i kanë shtetet tjera, kurse remitencat kanë një pjesëmarrje minore nga ky shtet.

“Kosova ka një shkallë të ulët ekspozimi ndaj Greqisë edhe sa i përket tregtisë së jashtme, ku eksportet drejt Greqisë në tremujorin e parë të vitit 2015 kanë paraqitur vetëm 0.2 për qind të gjithsej eksporteve, ndërsa importet nga Greqia kanë përfaqësuar 4.4 për qind të gjithsej importeve të Kosovës”.

“Ekspozimi ndaj ekonomisë greke është i ulët edhe për sa i përket remitencave të pranuara nga Greqia, të cilat përfaqësohen me një pjesëmarrje minore në gjithsej shumën e remitencave të pranuara në Kosovë”, tha Kada.

Ndryshe, Fondi i Kursimeve Pensionale në Kosovë ka të shpërndara investimet në vende të ndryshme të Evropës, por edhe të botës.

Por, në një përgjigje përmes postës elektronike, zëvendës-drejtor i Trustit Pensional të Kosovës, Agron Krasniqi, ka thënë se Fondi Pensional nuk ka ndonjë ekspozim direkt (bono apo deponime) në institucionet greke dhe përkëtë nuk pritet ndikim direkt.

Ai ka thënë se 46 për qind e investimeve janë të shpërndara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 45 për qind në Evropë dhe 9 për qind në Azi.

Institucioni tjetër që mban fondet e ngrira është Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Por, zyrtarë të kësaj agjencie, për Radion Evropa e Lirë, kanë thënë se të gjitha mjetet e grumbulluara nga shitja e ndërmarrjeve shoqërore janë të deponuara në Bankën Qendrore të Kosovës.

Edhe ekspertë për çështje ekonomike pohojnë se kriza financiare e Greqisë nuk mund të ndikojë në Kosovë.

Besnik Krasniqi, profesor në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se raportet tregtare mes këtyre dy shteteve janë minimale.

“Raportet tregtare në mes Kosovës dhe Greqisë nuk janë të zhvilluara, niveli i eksportit edhe i Greqisë në Kosovë, por edhe i Kosovës në Greqi është shumë i vogël, por edhe i parëndësishëm, nuk kanë ndonjë pjesëmarrje në sistemin bankar të Kosovës. Kështu që nuk pres që as në mënyrë indirekte të ketë ndikim të madh në Kosovë”.

“Por, edhe përqindja e investimeve të huaja direkte është shumë e vogël dhe ajo nuk ka ndonjë ndikim të madh që mund të reflektohet në nivel vendi” , thekson Krasniqi

Por, që të gjithë pajtohen se nëse efektet e krizës greke mund të reflektohen në ekonomitë tjera të eurozonës, në këtë mënyrë mund të reflektohen edhe në ekonominë e Kosovës, përfshirë këtu ndikimin e mundshëm në vlerën e valutës euro.

Greqia u bë vendi i parë me ekonomi të avancuar, që ka falimentuar lidhur me një borxh ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare