Engel: Po nuk u votua nga Kosova, Specialja krijohet nga OKB

02.07.2015 12:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Engel: Po nuk u votua nga Kosova, Specialja krijohet nga OKB

Në seancën solemne të Kuvendi të Republikës së Kosovës për nder të ditës së Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut, i ftuar ishte edhe miku i madh i shqiptarëve, kongresmeni Elliot Engel.

Engel në fjalën e tij para deputetëve foli për ndjenjën e të qënit prezent në Kosov, rrugëtimin e gjatë të Kosovës drejt pavarësisë, raportet shqiptaro-amerikane dhe Gjykatën Speciale.

“Kur vij në Kosovë më duket sikur jam në shtëpi”.

“Kjo pasi kosovarët më duan shumë, duan të fotografohen ose thjeshtë të më prekin, sepse unë në njëfarë mënyre përfaqësoj Amerikën, demokracinë amerikane”.

“Sa shumë që dëgjoja për dhunën agresionin në Kosovë aq më shumë dëshiroja të kontribuoja të luftoja për çështjen tuaj”.

“Unë duhej të isha pjesë e zgjedhjeve në Kosovë në vitet 90-ta, si monitorues i zgjedhjeve, por më ndaluan në kufi dhe nuk më lejuan të hyj.

“Prandaj, dhashë një komunikatë për shtyp nga kufiri, ku shpjegova që Milosheviqi nuk po më lejonte hyrjen në Kosovë. Përmes saj unë iu drejtova atij duke i thënë se megjthëse nuk po më lejohet hyrja, një ditë Kosova do të jetë një vend i lirë dhe i pavarur. Dhe atëherë ty nuk do të të lejohet hyrja në të. Atëherë tingëllonte si tallje, por nuk ishte e tillë”.

“Dua ta përsëris edhe një herë se SHBA gjithmonë do ta mbështesë popullin e Kosovës”.

“E them nga thellësia e zemrës se e dua popullin e Kosovës dhe premtoj se deri sa të jemë në këtë funksion do të mundohem të ndihmoj sa më shumë që mundem”.

“Gjykata Speciale është detyrim ndërkombëtar i shtetit të Kosovës, dhe si shtet i pavarur, Kosova duhet ta kaloj atë, përndryshe do të jetë OKB-ja ajo që do të vendosë për këtë çështje”,transmeton Klan Kosova.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor