Tkurret buxheti për 52 milionë euro

01.07.2015 19:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Tkurret buxheti për 52 milionë euro

Komisioni për Buxhet dhe Financa e ka aprovuar rishikimin e buxhetit për vitin 2015 dhe e ka dërguar në seancë, duke i rekomanduar që ta aprovojë.

Buxheti me rishikim duhet të aprovohet nga Kuvendi më së largu deri më 17 korrik në të kundërtën Qeveria nuk do të mund të arrijë nënshkrimin e programit të ri me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Deputetja e PDK-së Safete Hadërgjonaj , anëtare e Komisionit për Buxhet dhe Financa nuk është pajtuar me mënyrën e nxituar të trajtimit të rishikimit të buxhetit.

“Mua nuk po më pëlqen një mënyrë e tillë e trajtimit të rishikimit të buxhetit.. Nuk është e arsyeshme e logjikshme që ne si komision të merremi me rishikimin e buxhetit kështu në mënyrë kaq të nxituar..Kjo është diçka e keqe jo e mirë dhe nuk po e shoh të arsyeshme që të kemi një nxitim të tillë dhe ta shqyrtojmë një dokument kaq të rëndësishëm me kaq nguti dhe me kaq shpejtësi”, tha Hadërgjonaj.

Ndërsa, zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi ka dhënë shpjegimin se buxheti i rishikuar duhet të aprovohet pasi që kjo është edhe një nga pikat kryesore që duhet të arrij në mënyrë që të arrihet programi i ri me FMN-në.

“Janë zhvilluar negociatat me Fondin Monetar Ndërkombëtar me një program të mundshëm dhe në fakt është arrit një pajtueshmëri me FMN-në, programin e ri. Një nga pikat e këtij program që jemi pajtuar me FM-në është edhe rishikimi i buxhetit për vitin 2015, rrjedhimisht propozimet janë bërë në këtë kontest edhe ky rishikim merr parasysh gjitha informatat dhe rrjedhën e procesit buxhetor për gjashtë mujorin e parë janë marrë parasysh edhe ecurit ekonomike dhe fiskale në buxhet”, tha Krasniqi, transmeton KP.

Sipas Krasniqit, Qeveria me këtë rishikim ka thënë se ka ndryshime në të hyra dhe projeksioneve kryesisht nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Dogana.

“Të hyrat e përgjithshme do të jenë 1 miliard e 535 milion euro ky parashikim është më i ultë se sa buxheti fillestar për 52 milionë euro… Me rishikim të hyrat reale nga ATK-ja pritet me qenë 340 milionë euro që krahasuar me ekzekutimin e vitit 2014 është 12 për qind…Te dogana presim me arrit një shifër diku rreth 946 milionë euro kjo rritje është diku rreth 9 për qind prapë është me ultë se sa që ka qenë në buxhetin fillestar”, tha Krasniqi.

Ndërsa tek të hyrat të tjera të planifikuar me rishikim ka pasur pyetje nga anëtarët e komisionit për mënyrën se si do të realizohen. Osmani ka kërkuar të di se nga do t’i merr 15 milionë të parashikuara prej liberalizimin e tregut të telefonisë mobile.

Po ashtu Krasniqi është pyetur nga Hadërgjonaj për dividentën e PTK-së.

Krasniqi u është përgjigjur dy pyetjeve duke treguar mënyrën e grumbullimit të këtyre të hyrave të parapara në rishikim.

“Jo vetëm këto tre licencat që janë tash, 3 dhe 4 G, këto duhet tash pagesat me ndodhë. Po të njëhershme se vetëm një herë ka mu marrë licenca… Mundemi me i realizuar prej dividentës prej PTK-së për arsye se aksionar në PTK është qeveria edhe ky ka qenë ligj i cili është bërë vitin e kaluar edhe e ka pasur operatori të qartë që këto obligime duhet me i krye në plan të parë e tani me bërë planin e biznesit për investime dhe gjëra të tjera “, tha Krasniqi.

Ndërsa Osmani po ashtu ka pyetur se si ka mundësi që në rishikim vërtetohet që nuk ka mbështetje buxhetore nga Bashkimi Evropian.

Krasniqi po ashtu ka thënë se me këtë rishikim të buxhetit nuk i është prekur buxheti vetëm FSK-së, pasi sipas tij ka zotime të shndërrohet në ushtri.

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare