9 fitore në 9 ndeshje, Brazili i Dungës funksionon si një makineri perfekte

08.06.2015 12:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
9 fitore në 9 ndeshje, Brazili i Dungës funksionon si një makineri perfekte

Vijon ecuria fantastike e Brazilit të Carlos Dungës. Me trajnerin 51-vjecar në krye Selecao koleksionoi fitoren 9-t në po aq takime pasi mundi 2-0 Meksikën në Sao Paolo. Brazili është duke u përgatitur për Kupën e Amerikës që do të zhvillohet në Kili nga 11 Qershori deri në 4 Korrikun e ardhshëm dhe në miqësoren ndaj Meksikës 5-herë kampionët e Botës treguan një formë shumë të mirë duke hedhur kandidaturën si një nga kombëtaret favorite për të triumfuar në këtë kompeticion.

Ishte Philipe Coutinho ai që dha avantazhin 1-0 Brazilit në minutën e 28-të. Mesfushori i Liverpoolit shfrytëzoi një asist perfekt të Filipe Luis duke realizuar më pas një gol spektakolar. 9 minuta më pas Diego Tardelli shënoi edhe golin që i coi shifrat në 2-0. I asistuar nga Elias sulmuesi i Shandong Luneng në kampionatin kinez nuk e pati të vështirë të mposhte për herë të dytë në këtë takim portierin e Meksikës Jose de Jesus Corona.

Pavarësisht përpjekjeve të Brazilit deri në fund nuk ndryshoi më asgjë në rezultat me Dungën që regjistroi fitoren e tij 9-t në 9 takime që pas rikthimit në stolin e Selacaos. Brazili do të zhvillojë edhe një tjetër takim miqësor pikërisht ndaj Hondurasit përpara debutimit në Kupën e Amerikës në ndeshjen ndaj Perusë./ss/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit