“84 individë jetojnë në Kosovë pa identitet ligjor” (VIDEO)

E publikuar: 27/06/2024 19:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I njoftuar shumë mirë me raste si ai i Shyhretes e Kalimerës është edhe institucioni i Avokatit të Popullit.

Duke pranuar raste të ndryshme të cilët kishin probleme me idnentitet ligjor e personal, ky institucion në vitin 2023 punoi në një raport ku u hulumtuan më shumë këto raste dhe erdhën me rekomandime.

Në një intervistë për KIKS-sin, Avokati i Popullit Naim Qelaj tha se nga ato hulumtime rezultuan se në Kosovë janë 84 individë pa identitet ligjor.

Qelaj për KIKS-in tha se problem në vete qëndron procesi për zgjidhjen e këtyre problemeve nga institucionet e vendit.

Kjo sepse sipas raportit të vitit 2023, Qelaj tha se koha e pritjes për t’u pajisur me dokumente identifikimi shkon nga 2 deri në 7 vjet pritje.

E drejta e identitetit dhe pajisjes me dokumentacion, sipas Avokatit të Popullit është e drejtë themelore dhe pritja aq e gjatë për to dëmton qytetarët nëpër të gjitha fushat ku veprojnë.

Nëpërmjet atij raporti të përpiluar para një viti, nga institucioni i Avokatit të Popullit iu ishte bërë thirrje institucioneve që të shtojnë efikasitetin në punë, në mënyrë që pritja e qytetarëve të mos mbetet me vite të tëra.

E në ndihmë këtyre rasteve që nga viti 2006 po mundohen të u vijë organizata joqeveritare “Programi për të drejtat Civile në Kosovë”, që funksionon në kuadër të Këshillit Norvegjez të Refugjatëve.

Në një intervistë për KIKS-in, drejtori i organizatës Memli Ymeri tregoi për procesin e gjetjes së palëve që kanë probleme me regjistrim.

Ymeri shton se ata si organizatë i asistojnë rastet nëpër secilin institucion, madje ato komplekse edhe deri në gjykatë.

Për KIKS-in, Ymeri tha se numri i personave të cilët kanë probleme me shtetësi e dokumente ka shënuar ulje viteve të fundit por sërish ka raste të shumta me të cilët njoftohen ata si organizatë.

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020