63 mjekë kanë ndërruar jetë nga coronavirusi në Itali

E publikuar: 30/03/2020 23:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjithsej 63 mjekë italianë që u infektuan me coronavirus, kanë ndërruar jetë, deklaruan nga Shoqata Italiane e Mjekëve të hënën.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, nga 63 mjekët e vdekur, 41 kanë punuar në Lombardi, rajoni më i goditur nga coronavirusi në Itali, ndërsa bëhet e ditur se 8,956 punëtorë shëndetësorë deri më tani janë infektuar me virus.

Ndërkaq agjencia e lajmeve italiane ANSA, shkruan se të dy mjekët që vdiqën të hënën ishin Guida Riva një mjek nga Bergamo, dhe Valter Tarantini, një gjinekolog nga Forl.

Numri i vdekjeve nga shpërthimi i coronavirusit në Itali u ngjit me 812 në 11,591 gjithsej, ndërsa numri i rasteve të reja u rrit me vetëm 4,050, numri më i ulët që nga 17 marsi, duke arritur një total prej 101,739.

Me këtë rast autoritetet në vend kanë bërë të ditur se do të zgjatin bllokimin deri të paktën më 12 prill.

Ndryshe Italia u vendos për herë të parë në karantinë para tre javësh.