Barack Obama dhe Raul Castro, një takim për të ardhmen

10.04.2015 20:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Barack Obama dhe Raul Castro, një takim për të ardhmen

​Presidentët amerikan, Barack Obama dhe kubanez, Raul Castro ndodhen sot në Panama për një samit kontinental historik i destinuar për të konfirmuar afrimin mes SHBA-së dhe Kubës .
Para hapjes së samitit, Shtëpia e Bardhë theksoi se dy krerët kishin zhvilluar një bisedë telefoniketë mërkurën. Bëhet fjalë për bisedën e dytë telefonike pas shkëmbimit më 17 dhjetor duke i paraprirë njoftimit të papritur të afrimit.

Ky samit i Amerikave, që do të mbledhë për dy ditë 30 presidentë, regjistron praninë për herë të parë të Kubës, përjashtuar për një kohë të gjatë nga takimet e rëndësishme kontinentale nga SHBA-ja dhe Organizata e Shteteve amerikane (OEA), prej të cilës Havana u përjashtua në vitin 1962.

Dhe pas një shtrëngimi duarsh të rrufeshëm në fund të vitit 2013 nga Obama dhe Castro në Afrikën e Jugut në ceremoninë mortore të Nelson Mandelas, dy krerët do të kenë një përballje të pazakontë mes krerëve të dy vendeve që prej vitit 1956, dy vjet para revolucionit socialist të Fidel Castros.

Nëse asnjë takim zyrtar nuk është njoftuar, këto shkëmbime do të kurorëzojnë përmirësimin e marrëdhënieve, njoftuar në muajin dhjetor në përfundim të 18 muajve përpjekjesh të kryera në fshehtësi të madhe.

”Këto biseda telefonike, të parat mes zyrtarëve të këtij niveli që prej vitit 1958 kanë mundësuar progrese në kuadër të afrimit mes dy vendeve”, theksoi Departementi i Shtetit.

Pas hapjes zyrtare të Samitit të Amerikave në mbrëmje, Castro dhe Obama do të marrin pjesë në një darkë të shtruar për presidentët e 34 vendeve.

Ky samit i Amerikave, ku do të marrin pjesë presidenti amerikan, Obama dhe Castro, mes 34 drejtuesve, merr një karakter të veçantë sepse ndodh pas njoftimit historik, më 17 dhjetor 2014, të afrimit diplomatik mes Uashingtonit dhe Havanës, pas një gjysmë shekulli tensionesh të trashëguara nga Lufta e Ftohtë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Gazetari kroat për ushtarët serbë në Prishtinë: Të çarmatosur e nën shoqërimin e NATO-s, siç i ka hije një ushtrie të mundur

Kosova humbi disa miliona të BE-së, Kurti thotë se tash me institucione të plota Plani i Rritjes do të implementohet me shpejtësi

Samiti i Tiranës, Kurti: Serbia po bllokon interkoneksionin elektrik Kosovë–Serbi, BE-ja të ndërhyjë

Kosovën e pret mot i ftohtë në fundjavë, parashihen reshje shiu dhe bore

Kos paralajmëron anëtarësimin e Shqipërisë në BE deri në 2030, Rama: Duam maksimumin e detyrave

Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton ndihmën financiare për personat me autizëm dhe sindromën Down

Presidentja kosovare – homologes sllovene: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik

Kurti: Kosova e meriton statusin e kandidatit për BE, tani është urgjente

Picula nuk sheh shpresë për ndryshim në Serbi: Beogradi vazhdon me narrativën e viteve 90-ta

Çitaku: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë

Shiroka Pula: Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor s`mund të jetë selektiv, Kosova kërkon barazi dhe trajtim të drejtë

Maqedonci: Gati 500 milionë euro investime në armatim dhe pajisje për FSK-në, kemi përmbyllur rekrutimin e planifikuar deri më 2028

Marta Kos publikon shifrat: Shqipëria dhe Mali i Zi përfitojnë miliona euro nga Plani i Rritjes

Marta Kos mesazh nga Tirana: Në Kosovë i dashur Albin, do flasim sesi të fitoni më shumë fonde nga BE

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

Martens e nënçmon keq Vuçiqin: Kështu si janë gjërat, Studentët e mposhtin me një bisht fshese si kandidat për president