Protestë kundër kapjes së shtetit

04.04.2015 14:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Protestë kundër kapjes së shtetit

Mjerimi në Kosovë po rritet, por veprimet dhe programet e qeverisë nuk na japin shpresë për zbutjen e varfërisë e uljen e çmimeve. Për njerëzit e thjeshtë është bërë shumë e vështirë që të sigurohet punë, ndërsa pushteti po dëshiron t’i punësojë vetëm njerëzit e vet duke e fryrë ekzekutivin. Qytetarët më të varfër në Evropë po i paguajnë faturat më të shtrenjta të energjisë elektrike. Drejtësia në Kosovë është uzurpuar, po ashtu televizioni publik është kthyer në zëdhënës të Qeverisë. Ndërkohë, Kosovës po i ndodh një erozion i vazhdueshëm i sovranitetit dhe integritetit territorial për shkak të qasjes së Qeverisë sonë ndaj negociatave me Serbinë e cila na e solli Asociacionin e Komunave serbe si një entitet brenda shtetit tonë.

Këto kanë qenë disa prej arsyeve që Glauk Konjufca, kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka dhënë për thirrjen për protestë më 18 prill 2015.

Konjufca bashkë me deputeten e AAK-së Donika Kadaj – Bujupi dhe atë të NISMËS për Kosovën , Valdete Bajrami në emër të tri subjekteve opozitare kanë lajmëruar se protesta do të mbahet më 18 prill, e shtunë, ora 14:00.

Protesta do të përqendrohet në katër tema:

Kundër çmimit të lartë të rrymës

Kundër kontrollit të pushtetit në RTK

Kundër uzurpimit të sistemit të drejtësisë

Kundër Asociacionit të Komunave me shumicë serbe

Protesta është mjeti i vetëm demokratik që mund ta përdorim të gjithë së bashku për të ndalur një shtet dhe qeveri të kapur. Ajo është kategori kushtetuese. Është e drejtë elementare e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Deputetja Kadaj – Bujupi foli për migrimet e qytetarëve duke thënë se ata e kanë humbur shpresën në këtë vend. “Qytetari i varfër i Kosovës paguan përqindjen e privatizimit të dëmshëm që është bërë në KEDS, i cili është kryer në emër të përmirësimit të shërbimit e cilësisë dhe duke ofruar çmime më të lira, përderisa ka ndodhur e kundërta ”, ka shtuar ajo.

Kurse deputetja Valdete Bajrami ka folur për kontrollin e madh të pushtetit në radiotelevizionin publik të Kosovës. “Ai televizion vetëm i qytetarëve nuk është. Është i personave të caktuar dhe kontrolli mbi të duhet të ndalojë”, ka thënë Bajrami.

Deputeti Konjufca bëri thirrje që qytetarët të protestojnë në mënyrë paqësore dhe e sqaroi se organizatorët e protestës do të shihen si kujdestarë në vazhdimësi. Kurse, në ditët në vijim kërkesat do të konkretizohen. Konjufca rikujtoi se sikur të mos ishin protestat qytetare për shkarkimin e Jabllanoviqit, ai do të ishte ende ministër.

I ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës, shoqërinë civile dhe të gjithë ata që mendojnë se kapja e shtetit po ndodh, t’i bashkohen protestës masive.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vizita e zv.ministrit të jashtëm italian, MPJ del me njoftim: Konjufca dhe Cirielli biseduan për integrimin evropian të Kosovës

Vizita e zv.ministrit të jashtëm italian, MPJ del me njoftim: Konjufca dhe Cirielli biseduan për integrimin evropian të Kosovës

Rama ndan pamje nga Samiti i NATO-s, shfaqet krah Erdoganit

Rama ndan pamje nga Samiti i NATO-s, shfaqet krah Erdoganit

Policia gjen sërish armë e municion në një fshat të Zubin Potokut

Policia gjen sërish armë e municion në një fshat të Zubin Potokut

Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda