5 shkaqet që mund të kenë shkaktuar tragjedinë në Francë

25.03.2015 11:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
5 shkaqet që mund të kenë shkaktuar tragjedinë në Francë

Teksa po bëhen ende përpjekje për të shkuar në vendin ku është rrëzuar avioni i Germanwings Airbus A320, i cili po udhëtonte nga Barcelona në Dusseldorf, janë hedhur edhe dyshimet e para se çfarë mund ta ketë shkaktuar rrëzimin e tij mbi Alpet franceze.Në kushte normale këto llogariten si 5 shkaqet kryesore që mund të shkaktojnë një tragjedi ajrore.

Moti i keq

Moti i keq, si goditja nga ndonjë rrufe tashmë është përjashtuar si një shkak i mundshëm i rrëzimit të avionit, sepse nuk ka pasur stuhitë mbi Alpet jugore. “Kushtet ishin optimale, me mot të thatë dhe një qiell krejtësisht të qartë gjithë mëngjesin”

Gabimi njerëzor

Gabimi i pilotit është shkaku më i zakonshëm i aksidenteve më të mëdha ajrore, duke shkaktuar gati 53% e tyre, sipas një baze të dhënash të hartuar nga faqja e internetit Plane Crash Info. Është sigurisht shumë shpejt të ngrihen pyetje nëse gabimi njerëzor mund të ketë qenë shkak i rrëzimit të Airbus A320, por kjo mbetet për tu shqyrtuar nga ekspertët.

Probleme mekanike

Pas gabimit njerëzor, ky është shkaku i dytë më i cituar i aksidenteve ajrore sipas Crash Informacion duke përbërë një të pestën e tyre që nga vitet 1950. Faqja e internetit ka mbledhur statistikat e më shumë se 1.015 aksidenteve fatale që përfshijnë aeroplanë komercialë me 18 ose më shumë persona në bord. Një gabim mekanik mund të ketë shkaktuar rënien me shpejtësi nga qielli të aeroplanit 25-­vjeçar, ndërsa ekuipazhi ishin ende në gjendje të dërgonte një sinjal rreziku.

Humbja e ndjenjave tek ekuipazhi

Në disa raste kur avionët janë rrëzuar, ekuipazhi ka humbur ndjenjat, pas një humbje presioni në kabinë ose një rënie e mundshme zjarri. Por çfarëdo që ka ndodhur me fluturimin 9525, versioni i humbjes së ndjenjave bie pasi ekuipazhi ishte në gjendje të dërgonte një sinjal rreziku.

Sulm terrorist

Gazetari i France 24, Virginie Herz tha se një sulm terrorist nuk mund të përjashtohet, duke shtuar se: “Mundësia e një sulmi terrorist nuk është përjashtuar, edhe pse nuk është prioritet në hetimin për shkaqet e rrëzimit”. Statistikisht, megjithatë, sulmet terrroriste llogariten në më pak se një të dhjetën e rrëzimeve fatale të avionëve. Ndryshe nga fluturimi MH17, i cili u rrëzua mbi Ukrainën lindore vitin e kaluar, fluturimi 9525 po udhëtonte mbi territorin e qetë francez, kështu që ideja se ai mund të jetë qëlluar nga toka duket shumë e pamundur.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Peter Magyar refuzon të jetojë në rezidencën qeveritare dhe nuk do të përdor automjetet qeveritare

Peter Magyar refuzon të jetojë në rezidencën qeveritare dhe nuk do të përdor automjetet qeveritare

Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Koreja e Jugut plan për vrasjen e Kim Jong Un

Koreja e Jugut plan për vrasjen e Kim Jong Un

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

DW: Pasuesit e Milosevic’it po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ s’ka me u ba kurrë

DW: Pasuesit e Milosevic’it po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ s’ka me u ba kurrë

Zuckerberg e Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Zuckerberg e Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Tenderi i uniformave, prokuroria hap hetim për “shkelje të barazisë”

Tenderi i uniformave, prokuroria hap hetim për “shkelje të barazisë”

A është kaq i fuqishëm Erdogan, të gjithë i shkuan te tavolina për ta përshëndetur (Foto)

A është kaq i fuqishëm Erdogan, të gjithë i shkuan te tavolina për ta përshëndetur (Foto)

Gjuriq, mesazh serbëve nga Graçanica

Refugjatë nga Lindja e Mesme futen në Shqipëri

Refugjatë nga Lindja e Mesme futen në Shqipëri

Erdogan: ShBA nuk duhet ta strehojë një terrorist si Gulen

Erdogan: ShBA nuk duhet ta strehojë një terrorist si Gulen

Sarkozy emigrantëve: Doni të bëheni francezë, atëherë flisni frëngjisht dhe jetoni si francezët

Sarkozy emigrantëve: Doni të bëheni francezë, atëherë flisni frëngjisht dhe jetoni si francezët

Vritet një palestinez, tentoi ta therte me thikë një ushtar izraelit (Foto)

Vritet një palestinez, tentoi ta therte me thikë një ushtar izraelit (Foto)

Zgjedhjet në Rusi, partia e Putinit kalon edhe parashikimet më optimiste

Zgjedhjet në Rusi, partia e Putinit kalon edhe parashikimet më optimiste

Greqi, mijëra migrantë ikin nga zjarri në kamp

Greqi, mijëra migrantë ikin nga zjarri në kamp