Sali Berisha përmend katër arsye pse duhet protestuar kundër iniciativës “Ballkani i Hapur”, e quan Ramën kukull të Vuçiqit

20.12.2021 12:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Sali Berisha përmend katër arsye pse duhet protestuar kundër iniciativës “Ballkani i Hapur”, e quan Ramën kukull të Vuçiqit

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha përmes një postimi ka përmendur katër arsyet përse qytetarët duhet t’i bashkohen në protestën e thirrur për sot kundër iniciativës “Ballkani i Hapur”.

Berisha ka thënë se njëra prej arsyeve është se Vuçiqi është ministër i Milloshevqiit dhe nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve.

Arsye tjetër për të cilën Berisha ka thënë se duhet protestuar është se Kosova ka akoma plagë të hapura për të cilat Vuçiqi është njëri nga përgjegjësit kryesor dhe ai nuk është i denjë që të pritet në Tiranë e të bashkëpunohet me të.

Ish-kryeministri ka theksuar se kryeministri Edi Rama është shndërruar në kukull të Vuçiqit.

Këto janë katër arsyet e përmendura nga ish-kryeministri Berisha:

1. Vuçiq është ministër i Milloshevicit. Ai akoma nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve nga Serbia dhe vazhdon të ndjek politikën e shefit të tij!

2. Ballkani i Hapur është projekt që e rrit dhe forcon Serbinë dhe planet e Serbisë se Madhe andaj nuk duhet lejuar assesi që të konkretizohet!

3. Edi Rama po bëhet pjesë e këtyre agjendave dhe është bërë një kukull e Vuçiqit, andaj duhet ta ndalim para se të bëhet vonë.

4. Kosova ka akoma plagë të hapura për të cilat Vuçiq është nga përgjegjësit kryesor. Përveç kësaj, ai edhe mohon krimet, masakrat dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës në luftë, andaj nuk është i denjë që të pritet në Tiranë e aq më pak që të bashkëpunohet me të.Berisha kishte njoftuar dy ditë më parë këtë protestë, siç e ka quajtur ai, në mbrojtje të interesit kombëtar.

Të hënën dhe të martën, udhëheqësit e tri vendeve të përfshira në këtë proces, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai maqedonas Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të zyrtarizojnë këtë iniciativë që për synim thuhet ka lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbime dhe kapitaleve duke nënshkruar pesë marrëveshje.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


​OKB: Mungesa e ushqimit mund të shkaktojë trazira globale

​OKB: Mungesa e ushqimit mund të shkaktojë trazira globale

Abrashi: Kurti shkoi në ShBA për thirje të investimeve, takimet e nivelit të lartë do të ishin të mirëseardhura

Abrashi: Kurti shkoi në ShBA për thirje të investimeve, takimet e nivelit të lartë do të ishin të mirëseardhura

Austria e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Austria e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Biden i shkruan Vuçiqit: Veproni shpejt dhe normalizojini raportet me Kosovën

Biden i shkruan Vuçiqit: Veproni shpejt dhe normalizojini raportet me Kosovën

Ish-Kancelari gjerman largohet nga bordi drejtues i kompanisë shtetërore ruse të naftës

Ish-Kancelari gjerman largohet nga bordi drejtues i kompanisë shtetërore ruse të naftës

Kërkohet tërheqja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Danimarkës për të burgosurit

Kërkohet tërheqja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Danimarkës për të burgosurit

Vëllai i Nazim Bllacës: Nazimi shëndosh si molla, është në top-formë

Vëllai i Nazim Bllacës: Nazimi shëndosh si molla, është në top-formë

Ish-kryetari Ahmeti ironizon me kryetarin Rama: Vakti me testu liqenin?

Ish-kryetari Ahmeti ironizon me kryetarin Rama: Vakti me testu liqenin?

Ide të zgjerimit të BE-së në situatën e re gjeopolitike

Ide të zgjerimit të BE-së në situatën e re gjeopolitike

Hoxhaj: Serbia bastion i Rusisë në Ballkan për ta luftuar perëndimin

Hoxhaj: Serbia bastion i Rusisë në Ballkan për ta luftuar perëndimin

Stuhi e fuqishme në Lippstadt të Gjermanisë

Stuhi e fuqishme në Lippstadt të Gjermanisë

Kongresisti Meeks: Serbia t’i pranojë krimet dhe ta njohë Kosovën

Kongresisti Meeks: Serbia t’i pranojë krimet dhe ta njohë Kosovën

G7 do të sigurojë 9.5 miliardë ndihma të reja për Ukrainën

G7 do të sigurojë 9.5 miliardë ndihma të reja për Ukrainën

“Idiot”; “Grahi kerrit” – fqinjët përplasen gjatë transmetimit ‘live’ (VIDEO)

“Idiot”; “Grahi kerrit” – fqinjët përplasen gjatë transmetimit ‘live’ (VIDEO)

Osmani: Nuk ka nder më të madh sesa t’i bëhesh mbrojtës atdheut

Osmani: Nuk ka nder më të madh sesa t’i bëhesh mbrojtës atdheut

Dy arsimtaret dhe nxënësit e helmuar lirohen nga Spitali i Mitrovicës (VIDEO)

Dy arsimtaret dhe nxënësit e helmuar lirohen nga Spitali i Mitrovicës (VIDEO)