Mbi 41 mijë qytetarë votojnë për herë të parë në zgjedhjet komunale

E publikuar: 17/10/2021 09:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në zgjedhjet komunale që po zhvillohen të dielën në Kosovë, mbi 41 mijë qytetarë do të votojnë për herë të parë.

“Numri i votuesve të rinj, të cilët do të votojnë për herë të parë, është: 41 mijë e 12 votues, prej të cilëve 24 mijë e 697 kanë arritur moshën 18 vjeç pas datës 14 shkurt 2021 dhe 8 mijë e 937 votues të cilët mund të konsiderohen se janë regjistruar për herë të parë në regjistrin qendror civil pas zgjedhjeve të fundit parlamentare”, thuhet në listën përfundimtare të votueseve brenda dhe jashtë Kosovës të KQZ-së