Vetëm për pagat e 42 zëvendësministrave të Qeverisë së Kosovës, nga buxheti i shtetit shpenzohen gjithsej 545 mijë e 721 euro.
Derisa paga mesatare për një zëvendësministër është 1.082 euro, shkruen Gazeta Fjala.
Kështu tregojnë të dhanat e nxjerra nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).
Simbas këtyne të dhanave kryeministri i Kosovës ka dy zëvendëskryeministra, ndërsa secili ministër i Qeverisë së Kosovës në kabinetin e tij ka së paku dy zëvendësministra.
Ndërkaq, 19 ministritë kanë gjithsejt 42 zëvendësministra.