Dita e tij e punës nis që pa aguar dhe mbyllet diku pas mesnatës.
Kjo është historia e Ideal Gashit, i cili tash e 25 vjet transporton të sëmurët me dializë nga fshatrat e ndryshme të Rahovecit për në Prizren, raporton Kiks Kosova.
Dhe gjatë një dite, tri herë ai përshkon rrugën e njëjtë, e cila është tejet e ngarkuar edhe me trafik.
Mosfunksionalizimi i aparaturave për hemodializë në Rahovec po e brengos shumë edhe shoferin e këtyre pacientëve, Ideal Gashi, pasi ka frikë edhe për jetën e pacientëve.
Për KIKS-in, Gashi ka rrëfyer disa raste kur gjatë udhëtimit ka pasur edhe frikën se mund të humbiste ndonjë nga pacientët që ai bart.
Pakënaqësi Gashi shprehu edhe sa i përket pagës që merr si shofer.
Gjatë qëndrimit të KIKS-it në këtë qendër, ankesa lidhur me uljen e koeficientit të pagës shprehën edhe shoferë të tjerë nga komuna të ndryshme që sillnin pacientë në këtë qendër.

















