Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se lidhja e pathyeshme me aleatët perëndimorë, veçanërisht SHBA dhe NATO, ka qenë dhe mbetet shtyllë e sigurisë dhe stabilitetit në Evropë.
Kështu ka thënë Haradinaj në 35-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit.
“Sot përkujtojmë 35-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit – një simbol i fuqisë, guximit dhe unitetit të popullit gjerman. Ky moment historik na kujton se liria dhe demokracia mund të triumfojnë mbi çdo pengesë. Lidhja e pathyeshme me aleatët perëndimorë, veçanërisht SHBA dhe NATO, ka qenë dhe mbetet shtyllë e sigurisë dhe stabilitetit në Evropë”, ka thënë Haradinaj në një Postim në rrjetin social Facebook.
Haradinaj ka shtuar se e ndjejmë thellë vlerat që kjo ditë përfaqëson.
“Si popull i Kosovës, që përkrah Aleatëve kemi luftuar për lirinë tonë, ndjejmë thellë vlerat që kjo ditë përfaqëson dhe qëndrojmë përkrah të gjithëve që përpiqen për një të ardhme të ndritur, të lirë dhe të bashkuar”, është shprehur Haradinaj.