27 vetë në garë për guvernator

E publikuar: 18/02/2011 19:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mejdi Bektashi tha se paneli i përzgjedhur për intervistim do të mblidhet në fund këtij muaji për të bërë kualifikimin kandidatëve për intervistim. Ndërsa sipas tij, intervistomi i kandidatëve do të bëhet në fillim të marsit.

Kandidatët të cilët pretendojnë të udhëheqin me BQK-në.
Mentor Nimani, Ganimete Salihu, Flamur Keqa, Ramadan Gashi, Agim Paca, Safet Merovci, Fatmir Klaiqi, Genc Kuki, Blerim Dragusha, Sejdi Rexhepi, Valentin Toçi, Milazim abazi, Ilir Aliu, Vlora Obertinca, Xhevat Meha, Gazmend Luboteni, Marte Palokaj, Ardian Uka, Shaqir Tolaj, Ajri Begu, Gani Gërguri, Behxhet Brajshori, Agron Dida, Agron Mustafa, Afrim Maloku, Nexhat Kryeziu dhe Kristë Gojani. Lista e kandidatëve nga ana e BQK-së është e radhitur sipas radhës së pranimit të dokumenteve.

Banka qendrore ka gjashtë muaj që është mbetur pa guvernator pas arrestimit të Hashim Rexhepit për keqpërdorim të detyrës.