Gjendet një i vdekur në Gjilan, afër kufomës gjendet një pistoletë

E publikuar: 29/10/2017 14:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës së shtunë, policia e Kosovës nga rajoni i Gjilanit ka gjetur një person pa shenja jete.

Policia njofton se një person i gjinisë mashkullore është gjendur i vdekur në dhomën e tij në rrugën, Kongresi i Manastirit rreth orës 1 pas mesnate. Në dhomën e viktimës sipas policisë janë gjetur një pistoletë si dhe 14 fishekë, të njëjtat janë sekuestruar nga ana e policisë. Ndërkohë që trupi i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar për në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia këtë rast e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë.

Ky është njoftimi i policisë:

Rr. Kongresi i Manastirit, Gjilan 28.10.2017-00:32. Lidhur me rastin, raportohet se në vendin e ngjarjes në dhomën e viktimës është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 14 copë fishekë. Viktima me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.