20-vjeçari hyri në test për patent-shofer në emër të dikujt tjetër, arrestohet nga policia

E publikuar: 16/06/2021 19:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet për mashtrim, duke u paraqitur në testin për patent-shofer në emër të dikujt tjetër.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur rreth orës 14:00 në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, saktësisht në sallën ku kryhen testimet për patentë-shofer.

Person i dyshuar, E.H. mashkull – 20 vjeç, dyshohet se ka mashtruar duke u paraqitur në sallë për test në emër të një personi tjetër.

Lidhur me këtë rasti, policia ka intervistuar personin e dyshuar dhe ndaj tij do të merren veprimet e mëtejme në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës: 

Arrestohet një person i dyshuar për mashtrim

Prishtinë 16 qershor 2021- Sot rreth orës 14:00, nga zyrtarët e stacionit policor Jugu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për mashtrim.

Rasti ka ndodhur në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, saktësisht në sallën ku kryhen testimet për patent-shofer.

Personi i dyshuar:

– E.H. mashkull, 20 vjeç, dyshohet se ka mashtruar duke u parqitë në sallë për test, në emër të dikujt tjetër.

Lidhur me këtë rast policia ka intervistuar personin e dyshuar dhe ndaj tij do të merren veprimet e mëtejme në koordinim me prokurorin e shtetit.