2 prej 5 të arrestuarve të dyshuar për terrorizëm kanë qenë më herët në Siri (Video)

13.07.2015 19:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
2 prej 5 të arrestuarve të dyshuar për terrorizëm kanë qenë më herët në Siri (Video)

2 prej 5 të arrestuarve për dyshimet se kanë qenë duke planifikuar sulme terroriste, kanë qenë më herët në Siri dhe janë kthyer në Kosovë.
Besnik Latifi dhe Gazmend Haliti, ka mësuar KTV’ja dyshohet se kanë marrë pjesë në luftën në Siri si pjesëtarë të ISIS-it.

Të dy kanë qenë në paraburgim vitin e kaluar, por janë liruar pastaj nga Gjykata.

Ata janë kthyer prapë në paraburgim, këtë herë bashkë me Enis Latifin, Milazim Haxhiajn dhe Fehmi Musën, për 30 ditë sa u ka caktuar Gjykata masën e arrestit.

“Masa e paraburgimit iu është caktuar sepse ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale ‘përgatitje e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe të sigurisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Gjykata i ka pranuar si të bazuara pretendimet e Prokurorisë, se sikur të pandehurit të gjendeshin në liri mund të ndikojnë në dëshmitarë apo të asgjësojnë dhe falsifikojnë provat e veprës penale.

KohaVisioni e ka siguruar aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Aty sqarohet ndodhia e mëngjesit të së shtunës.

Prokuroria pretendon se të pandehurit kishin qëllim të frikësimit serioz të popullsisë dhe destabilizimit dhe shkatërrimit të strukturave themelore politike, kushtetuese dhe shoqërore të Kosovës.

“Sipas marrëveshjes paraprake, pas mesnatës të pandehurit të pajisur me uniforma ushtarake, maska për fytyrë, dorëza si dhe flamurin e organizatës terroriste “ISIS” kanë ardhur te Liqeni i Badovcit me dy vetura, njëra e markës “Golf 2” dhe tjetra e markës “Passat” dhe pasi që janë ndaluar afër digës së liqenit, objekt ky i rëndësishëm për jetën dhe shëndetin e njerëzve, janë vërejtur nga rojtarët e liqenit, të cilët e kanë ftuar Policinë e Kosovës”, ka thënë prokurorja Drita Hajdari në kërkesën e saj për paraburgim.

Policia kishte arritur të arrestonte në vendngjarje Besnik e Enis Latifin dhe Milazim Haxhiajn, por Gazmend Haliti ishte arratisur me ndihmë të Fehmi Musës.

“Gazmendi e ka thirr Fehminë edhe i ka thënë eja merrem në Badovc. Ky ka shkuar e ka marrë dhe e ka sjell deri në Hajvali. E ka pyetur se çfarë po ndodh por ai i ka thënë ta lejë me kaq”, ka thënë Halil Palaj, avokat i Fehmi Musës.

Çanta me uniformë ushtarake, dorëza, maska dhe flamur të ISIS-it janë gjetur në veturën Golf 2. Aty nuk ka pasur asnjë sasi të helmit, çka është raportuar më herët.

Milazim Haxhiaj kishte ardhur nga Rakoshi i Istogut, që është rreth 85 km larg nga Liqeni i Badovcit, sipas avokatit të tij, pa e ditur saktë për çka dhe për namaz të natës.

28-vjeçari Milazim Haxhiaj e ka përshkruar gjendjen e tij ekonomike si të dobët, por nga Rakoshi ka ardhur me veturë që e ka marrë me qira.

Xhamia e këtij fshati është bastisur nga policia muajin e kaluar nën dyshimin se aty ka armë dhe mjete të tjera shpërthyese.

Patrullimet te Liqeni i Badovcit që nga nata e arrestimit janë shtuar.

Aty ruajnë 24h policë të Kosovës të armatosur.

Institucionet publike kanë marrë masa sigurie që nga fillimi i qershorit kur një dokumentar i organizatës terroriste “ISIS” fliste për mundësinë e sulmeve terroriste në institucione dhe vende publike.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë