Molliqaj: Muri nuk po rrënohet, vetëm po zhvendoset

E publikuar: 05/02/2017 14:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka thënë që muri në Mitrovicë nuk po rrënohet por vetëm po zhvendoset.

Arsyeja pse po rrënohet muri aktual sipas Molliqajt është që “Qeveria e Kosovës të dalë mirë përkohësisht para qytetarëve të saj”.

“Se nuk po rrënohet muri, por vetëm po shkurtohet, e dëshmon fakti që më 7 shkurt do të ndërtohet një mur tjetër, shumë pak më tutje nga ky aktuali, dhe do të jetë rreth 1 metër i lartë.

Kjo, në fakt tregon që muri nuk po rrënohet, por vetëm po “spostohet” pak më tutje dhe po shkurtohet pak.

Arsyeja se pse po rrënohet muri aktual, është që Qeveria e Kosovës të dalë mirë përkohësisht para qytetarëve të saj ngase presioni publik për rrënimin e murit ishte shumë i madh. Mirëpo, marrëveshja e fundit tregon që Serbia ka arritur qëllimin e saj që në atë pjesë të ketë mur.

Pra, fillimisht qeveria e Kosovës fiton poena, pastaj pas disa ditësh Serbia fiton mur ndërsa Kosova e humbë edhe më tutje kontrollin mbi veriun e vendit”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.