Një italian dhe katër shqiptarë janë arrestuar mëngjesin e sotëm nga Guardia di Finanza e Leçes, gjatë një operacioni ku u sekuestruan mbi 1000 kg drogë.
Një patrullë grupit anti-grogë, angazhuar në një shërbim patrullimi në afërsi të komunës Cerano, kanë pikasur dy makina që ishin bërë pis me baltë, një Toyota Yaris dhe një Fiat Iveco Daily, që udhëtonin njëra pas tjetrës, raportojnë mediat lokale, raporton syri.net
Efektivët ndaluan mjetet në Roccabascerana dhe në brendësi të fugonit që drejtohej nga 48-vjeçari italian Vittorio P., gjetën 1.2 ton marijuanë të mbështjella me celofan dhe të ndarë në 66 pjesë. Ndërsa, në automjetin tjetër gjendeshin tre shqiptarë, të identifikuar si: Klajdi Beqiras, 25-vjeç, Blerdian Abazi, 28-vjeç dhe Klaus Zenelas, 23-vjeç.
Aty pranë, të fshehur në shkurre, efektivët gjetën edhe një tjetër shqiptar të identifikuar si Denis D Pastrai. Edhe ai bënte pjesë e grupit, siç tregohet nga kontaktet me celular me personat e tjerë të ndaluar. Të pestë, janë dërguar në burg.