Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person me inicialet E.A, me dyshimet se ka kryer veprën penale asgjësim dhe dëmtim i pasurisë, në një aktivitetet të Vetëvendosjes më 26 gusht.
Për veprat e të dyshuarit në fjalë gabimisht u ndalua nga policia, në orarin e tij të punës, gazetari i televizionit Klan Kosova, Dibran Istrefi.
Gazetari i Klanit dyshohej se kishte marr pjesë në një aktivitetet të Vetëvendosjes në Mitrovicë më 26 gusht. Atë ditë aktivistët kishin bërë përpjekje për të vendosur një pano tek shtëpia e kryeparlamentarit Kadri Veseli.
Duke u bazuar në prova materiale E.A, me datën 26 gusht 2016, ka qenë pjesëmarrës në protestë në Mitrovicë, ku pas shpërndarjes së protestueseve, i dyshuari në fjalë me veprimin e tij ka dëmtuar automjetin zyrtar të policisë, njofton Klan Kosova.
Në linkun e publikuar më poshtë mund të gjeni kronikën e zgjeruar me rastin e ngatërrimit të policisë ndaj gazetarit të Klan Kosova Dibran Istrefi.