17 të vdekur nga zjarri në Kazan të Rusisë

E publikuar: 14/03/2015 15:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka arritur në 17 numri i të vdekurve nga zjarri në një qendër tregtare në qytetin Kazan të Rusisë.

Punëtorët e emergjencës kanë gjetur sot trupa të tjerë në mesin e rrënojave.

Zjarri në kompleksin tregtar Admiral ka shpërthyer më 11 mars.

Së paku 55 njerëz janë plagosur, përfshirë dy policë dhe dy punëtorë të emergjencës.