Ekonomi

Abrashi: Nuk do të ketë asnjë ditë shkurtim të pushimit të lehonisë

27.04.2016 14:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Abrashi: Nuk do të ketë asnjë ditë shkurtim të pushimit të lehonisë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi premton se nuk do të ketë shkurtim të pushimit të lehonisë në Kosovë, raporton lajmi.net
Ai bënë të ditur se ka pasur propozime nga grupe të ndryshme të interesit, veçanërisht të sektorit privat, që janë edhe punëdhënësi më i madh në vend, që të ndryshohet pushimi i lehonisë për shkak të ngarkesës buxhetore të tyre.

Në një intervistë për lajmi.net, Abrashi thotë se janë të gatshëm që të marrin përsipër si Qeveri edhe një muaj e gjysmë më shumë të pagesës së pushimit të lehonisë, vetëm që të mos dëmtohen nënat në Kosovë.

Thotë se kjo nuk do të jetë ngarkesë buxhetore për Qeverinë, madje sipas tij, do të tentojnë që kjo të paguhet edhe më shumë.

“Katër muaj e gjysmë pritet që të jetë pagesa nga punëdhënësi, katër e gjysmë nga Qeveria, dhe tre të tjerë pa pagesë. Aktualisht është që gjashtë muaj paguhet nga punëdhënësi, tre nga Qeveria dhe tre të tjerë mund të merren pa pagesë. Edhe në Këshillin Ekonomik Social e edhe ne si Qeveri kemi një konsensus që të marrim barrën përsipër me katër muaj e gjysmë, pra të lirohet barra e punëdhënësve, e sektorit privat në këtë rast”, thotë Abrashi për lajmi.net

Ministri thotë se si Qeveri nuk e kanë diskutuar asnjë çast shkurtimin e pushimit por disa grupe tjera e kanë diskutuar këtë.

Abrashi shpjegon se metoda që të paguhen katër muaj e gjysmë nga Qeveria nuk ka ndonjë kosto të lartë dhe do të jetë shumë lehtë e përballueshme.

“Në Qeveri asnjëherë nuk është diskutuar shkurtimi i pushimit të lehonisë, por është diskutuar shkurtimi i barrës financiare të sektorit privat”

Në këto propozim ndryshim është diskutuar edhe për nënat që lindin binjak, trinjak apo më shumë, dhe beneficionet që ato do të ketë, me qëllimin që të përfitojnë më shumë se nënat që lindin nga një fëmije.

“Fillimi çka mund të bëjmë është që të marrim përsipër pagesën për një muaj e gjysmë më shumë nga Qeveria, do të shohim edhe mundësi të tjera që të lehtësojmë sepse ideja themelore është që të krijojmë ambient sa më të mirë të të bërit biznes, njëkohësisht duhet lehtësuar barrën e tyre sa i përket lehonisë që të kemi një punësim sa më të madh të grave në Kosovë”, thotë Abrashi.

Beson se pas diskutimeve dhe propozimeve, do të rregullohet gjithçka, nuk do të ketë shkurtim të pushimit të lehonisë, por si Qeveri dhe Këshilli Ekonomik Social për do të merren me çështjet teknike , e nënat në Kosovë nuk akne pse brengosen me asgjë.

Ndryshe, Ligji i Punës këtë vit është futur në plotësim-ndryshim sipas agjendës legjislative. Tërë kjo do merr disa muaj kohë dhe nuk besohet të kompletohet deri të paktën në muajin nëntor të këtij viti.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Ligji për Specialen: Çfarë pritet më tutje?

Ligji për Specialen: Çfarë pritet më tutje?