Lajmet

Tre partitë opozitare VV-AAK-NISMA i kanë reaguar Presidentes

15.03.2016 19:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Tre partitë opozitare VV-AAK-NISMA i kanë reaguar Presidentes

Jahjaga pasi ajo ka bërë të ditur se 3 ekspertë ndërkombëtarë kanë filluar nga sot punën për vlerësimin e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Këto subjekte kanë bërë vërejtje që Jahjaga nuk ka përfshirë asnjë ekspert vendës.
Sot u njoftuan nëpërmjet mjeteve të informimit se Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka themeluar komision ad hoc të ekspertëve ndërkombëtarë, që do të vlerësojnë procesin e demarkacionit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, njofton kumtesa nga opozita e bashkuar.

Në këto rrethana rikujtojmë edhe njëherë se Peticioni i qytetarëve me 205 mijë nënshkrime, ekspertët e fushës dhe subjektet opozitare kanë kërkuar anulimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit më Malin e Zi të nënshkruar nga Hashim Thaçi në 26 mars në Vjenë.

Ende Qeveria e Kosovës nuk është tërhequr nga pozicioni i cili është përgatitur në Komisionin qeveritar të drejtuar nga Murat Meha, thotë kumtesa.

Çdo komision vlerësimi që fillon punën sipas materialeve e metodës së njëjtë, pra përcaktimin e vijës kufitare sipas kadastrit, do të vijë në përfundim të ngjashëm me atë të komisionit qeveritar. E ai përfundim, i njëjti me atë të Qeverisë aktuale, është i pasaktë dhe i padrejtë, dhe për ne i papranueshëm, ngase mund të tentojë ta legjitimojë komisionin e kaluar, shfaq mendimin e vet në kumtesë opozita e bashkuar .

Kumtesa vazhdon me konstatimin se profesionistët e gjeodezisë, topografisë, gjeografisë, historisë, drejtës ndërkombëtare dhe ushtrisë që gjithë jetën e tyre profesionale ia kanë kushtuar këtyre çështjeve. Ata njohin me detaje çdo hartë dhe historik të kufijve të Kosovës dhe kronologjinë e vendosjes së tyre. Nuk do të kishim asgjë kundër që të krijohej një komision i përzier për Demarkacionin, por injorimi i ekspertëve vendorë na duket i paarsyeshëm.

Profesionistët shqiptarë kanë bërë punime e kanë ngritur shqetësimet bazuar në të dhëna shkencore e ligjore rreth kësaj teme. Emrat e Dr.sc.Përparim Ametit, prof.dr.Muharrem Carabregut, Prof. dr. Florim Isufit, prof. dr. Shpejtim Bulliqit, Prof. dr. Zymer Nezirit, Prof.dr. Zejnullah Grudës ose të prof. Myslym Pashës, etj. nuk i pamë në përbërje të këtij komisioni. Ata kanë bërë punime dhe i njohin teorikisht e praktikisht çështjet. Është e çuditshme se si asnjëri prej tyre nuk është i përfshirë, me ç’rast Presidentja de facto po mohon tërësisht ekspertizën vendore.

Pos kësaj Presidentja duhet të tregojë se në cilin nen të Kushtetutës e ka mbështetur krijimin e këtij Komisioni. Ka mundësi që krijimi i një Komisioni të tillë, të rezultojë me shkelje të Kushtetutës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vjen drita e gjelbër nga senati: Zvicra shton praninë ushtarake në Kosovë

Vjen drita e gjelbër nga senati: Zvicra shton praninë ushtarake në Kosovë

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve, prioritet konstituimi i institucioneve – për presidentin na duhet bashkëpunim me opozitën

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve, prioritet konstituimi i institucioneve – për presidentin na duhet bashkëpunim me opozitën

Përditësohen të dhënat: Ndryshon numri i ulëseve të partive në Kuvend

Përditësohen të dhënat: Ndryshon numri i ulëseve të partive në Kuvend

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Numërimi i votave të mërgatës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Numërimi i votave të mërgatës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Rama kritikon Qeverinë për neglizhencë në mirëmbajtjen e autostradave

Rama kritikon Qeverinë për neglizhencë në mirëmbajtjen e autostradave

Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë, Gashi: Janë planifikuar gjashtë faza gjatë verës

Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë, Gashi: Janë planifikuar gjashtë faza gjatë verës

Ekzekutohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

Ekzekutohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta

FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

“Mosmarrëveshje lidhur me emërtimin e rrugës në një lagje”, kërkohet paraburgim për tre persona për vrasje në Prizren

“Mosmarrëveshje lidhur me emërtimin e rrugës në një lagje”, kërkohet paraburgim për tre persona për vrasje në Prizren

AGK: Sulmet online janë kërcënimi kryesor për sigurinë e gazetarëve

AGK: Sulmet online janë kërcënimi kryesor për sigurinë e gazetarëve

Forcat Tokësore të Shqipërisë për KFOR në Kosovë: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

Forcat Tokësore të Shqipërisë për KFOR në Kosovë: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

AKB: Rritje në letra e varfëri në jetë, qytetarët dhe bizneset nuk jetojnë me statistika

AKB: Rritje në letra e varfëri në jetë, qytetarët dhe bizneset nuk jetojnë me statistika

Kryeziu: Zgjedhjet prodhojnë mandate, jo domosdoshmërisht zgjidhje

Kryeziu: Zgjedhjet prodhojnë mandate, jo domosdoshmërisht zgjidhje