Kryeministri Mustafa: Përkrahja e Bankës Botërore esenciale për zhvillimin ekonomik të Kosovës

29.02.2016 16:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Përmes një kumtese për media, është njoftuar se Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur të hënën në takim zëvendës presidentin e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Cyril Muller.

Poashtu njoftohet se gjatë takimit u bisedua për proceset zhvillimore ekonomike në Kosovë dhe për bashkëpunimin e përkrahjen e mëtejshme të Bankës Botërore për Kosovën, transmeton Indeksonline

Kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë, për rezultatet e reformave substanciale fiskale e strukturore që janë ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës, si dhe për avancimin e vazhdueshëm të ambientit biznesor e të aspekteve tjera që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social në Kosovë.

Duke e falënderuar për mbështetjen e deritashme, kryeministri Mustafa kërkoi përkrahje të mëtejshme të Bankës Botërore për projektet zhvillimore ekonomike.

Ndër të tjerash, Zëvendës presidenti i Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Cyril Muller, vlerësoi progresin në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e Bankës Botërore për Kosovën.

“Grupi i Bankës Botërore është i përkushtuar për të vazhduar për të ndihmuar Kosovën në mirëmbajtjen e stabilitetit makroekonomik, në përmirësimin e rrjetit të infrastrukturës dhe mjedisit për biznes, në përmirësimin e menaxhimit të burimeve natyrore dhe në ndërtimin e kapitalit njerëzor, me qëllim të arritjes së cakut afatgjatë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe ndërtimit të një vendi prosperues”, tha zëvendës presidenti Muller.

Gjatë takimit, është biseduar edhe për Diagnozën Sistematike të Vendit, ku janë identifikuar pengesat kryesore për zhvillim, të cilat në masë të madhe janë në përputhje me pengesat e identifikuara në Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit dhe në Programin e Reformave Ekonomike, të cilat Qeveria e Kosovës i ka në proces të adresimit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

Haxhiu vizitoi Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare

Haxhiu vizitoi Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%