Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit, në pranga kanë përfunduar 15 persona për vepra dhe incidente të ndryshme.
Për të gjitha arrestimet është informuar prokurori i shtetit me urdhër të të cilit 12 janë dërguar në mbajtje ndërsa tre janë liruar në procedurë të rregullt.