15 Nëndegë të LDK-së në Gjakovë rrebelohen kundër Degës dhe Zgjedhjes së Thaçit President!

30.01.2016 21:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
15 Nëndegë të LDK-së në Gjakovë rrebelohen kundër Degës dhe Zgjedhjes së Thaçit President!

I nderuari Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Isa Mustafa,

Duke u nisur nga e drejta statutare, gjegjësishtë Neni 40.1 dhe Neni 41.1 i statutit të LDK-së, të cilët thonë se:

Neni 40.1 “ LDK-ja në terren organizohet në dy nivele, në Degë të LDK-së dhe Nëndegë të LDK-së, si dhe,
Neni 41.1 i cili thotë se: Degët dhe nëndegët e LDK-së janë njësi të organizmit dhe të veprimit territorial të LDK-së, pas takimit të përbashkët të pesëmbëdhjetë ( 15 ) nëndegëve, marrim shkasë që të reagojmë pasi konsiderojmë se:

Ngjarja e ndodhur sot në Gjakovë, më datë: 30.1.2016, nuk i koontribuon mirë-organizmit dhe veprimit territorial të LDK-Dega në Gjakovë! Andaj me qëllim të transparencës dhe drejtëinformimit të elektrotatit të LDK-së, ju informojmë se:

Konventa e LDK-së, e mbajtur sot në Gjakovë, pos frymës konspirative dhe jostransparente ka pasur edhe frymë përjashtuese organizative, duke pasur parasysh se ajo ka përjashtur në formë kolektive shumicën e nëndegëve të LDK-së, Dega në Gjakovë.

Ne Kryetarët e pesëmbëdhjetë ( 15 ) nëndegëve të LDK-së në Gjakovë, në formë unanime denojmë një masë e tillë të padëgjuar më parë në LDK, të marrë në kundërshtim të plotë me statutin e LDK-së, nga ana e Kryetarit dhe Kryesisë së Degës së LDK-së në Gjakovë. Konsiderojmë se një akt i tillë ka si qëllim të vetëm dëmtimin, përçarjen dhe dobësimin e më të tepërt të Degës së LDK-së, në Gjakovë. Dëshirojmë të theksojmë se ky akt nuk i koontribuon forcimit, rritjes dhe konsulidimin e Degës së LDK-së në Gjakovë, andaj dhe asesi nuk mund të merret vetëm si çështje e mbrendshme e Degës sonë, pasi LDK nuk është pronë private e askujt, pra rrjedhimishtë ajo është edhe çështje publike. Ne besojmë dhe jemi të bindur se LDK, duke qenë partia më e madhe në vend, është një pasuri kombëtare, andaj ju ftojmë që të merrni masa që kjo aventurë e kryetarit të degës sonë, të zëvendësohet me bashkëpunim dhe vullnet pozitiv, pasi, kjo parti mund të jetë më e fuqishme dhe më e fortë, vetëm përmes aktivitetit dhe votës së anëtarsisë së nëndegëve të saj. Poashtu konsiderojmë dhe jemi të sigurtë se format e tilla jokonsultative dhe lincuese të punës, dekurajojnë edhe më tepër veprimtarët, aktivistët dhe votuesit e përkushtuar të Degës së LDK-së, në Gjakovë.

Nuk duam të paragjykojmë procesin e ndryshimeve statutare të LDK-së, por nisur nga fakti se në procesin e fundit zgjedhorë mbrendapartiak nëndegët u paraqiten si promotorrët e organizimit zgjedhorë, lind pyetja, se si është e mundur që sot, të përjashtohen nga ky proces i cili ka rëndësi jetike në mbarëvajtjen e zgjedhjeve të ardhshme partiake pikërishtë nëndegët e LDK-së?! Koha na ka treguar se improvizime të tilla në të kaluarën nuk kanë shërbyer për asgjë tjetër pos, si nxitje e konflikteve dhe tallje e anëtarsisë së LDK-së, andaj dhe ju bëjmë thirrje të reagoni kundër këtyre politikave improvizuese dhe përçarëse të elektoratit të LDK-së.

Në përmbyllje të këtij reagimi theksojmë se është për keqardhje të shohësh se si Lidhja Demokratike e Kosovës, ka arritur në një situatë të tillë kur, për të siguruar mbështetje për shefin e PDK-së, z. Hashim Thaqi, nuk përton të reduktojë dhe shkurtojë zërin e saj në vetëm disa individë, e të përjashtojë nga procesi i vendimmarrjes veprimtarë dhe udhëheqës të strukturave vendimmarrëse të saj!
Natyrishtë se ne jemi të detyruar të ndërmarrim veprime të tjera në kërkim të realizimit të të drejtave tona si anëtarë dhe veprimtarë të LDK-së, përkatësisht të drejtohemi tek instanca të tjera, përfshirë institucionet mbështetëse ndërkombëtare, në veçanti tek Partia Popullore Europiane- European People’s Party (EPP), në të cilën organizatë LDK-ja është anëtare dhe para së cilës ka obligim të respektojë rregullat demokratike dhe lirinë e shprehjes.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre