Uzurpatorët të lidhur me pushtetet

16.02.2016 18:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Publikimi i listave të uzurpatorëve aktual dhe të mëparshëm të pronave shoqërore nga ana e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, të hënën, më 15 shkurt, ka nxjerrë në pah mosfunksionimin e ligjit në Kosovë për vite të tëra, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve në Kosovë.

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka publikuar listën me 170 prona, të uzurpuara aktualisht nga 116 persona fizik dhe 54 persona juridik, si dhe llojet e aseteve dhe rajonet ku janë të uzurpuara ato.

Lista e uzurpatorëve të mëparshëm përmban 632 asete, të uzurpuara nga 499 persona fizik dhe 133 persona juridik.

Publikimi i listave është bërë, siç thuhet, pas kërkesës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Lumir Abdixhiku, drejtor ekzekutiv i Institutit “Riinvest”, duke folur për Radion Evropa e Lirë, e ka vlerësuar publikimin e listave me uzurpatorët e pronave shoqërore si një hap të mirë në transparencën e punëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, pas emërimit të menaxhmentit të ri në këtë agjenci.

Por, sipas tij, publikimi i këtyre listave është vetëm nismë drejt hapjes së problematikës kryesore apo siç e ka quajtur ai, “sekretit publik” që e ka karakterizuar privatizimin në Kosovë, në 17 vjetët e fundit.

“Hapja e listave është vetëm hapi i parë. Pra, nuk bën ndonjë risi të madhe në përndjekjen e këtyre uzurpatorëve dhe në lirimin e këtyre hapësirave. Hapi i ardhshëm natyral do të ishte një iniciativë e Prokurorisë së shtetit dhe sistemit gjyqësor në përgjithësi për të bërë dy procese”.

“I pari, për të mbajtur përgjegjës këta individë dhe e dyta, për të liruar këto hapësira, sepse janë hapësira të përbashkëta shoqërore të Kosovës, të cilat duhet të ndjekin hapin e privatizimit, siç është paraparë me ligjin në Kosovë”, tha Abdixhiku.

Ibrahim Rexhepi, njohës i zhvillimeve në Kosovë, vlerëson se publikimi i listave nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, nxjerr në pah efikasitetin tejet të ulët, deri më tash, të institucioneve që përkujdesen për zbatimin e ligjit. Sipas tij, bërja publike e listave nuk është asgjë më shumë se sa vetëm një vërejtje publike për uzurpatorët

“Këtu, në radhë të parë, mendoj te Agjencia Kosovare e Privatizimit, i cili nuk është dashur të preokupohet aq shumë me publikimin e listave sa me hapjen e procedurave dhe me kërkesën ose këmbëngulësin që këto prona të çlirohen, që në to të kenë qasje njerëzit që mbase edhe i kanë blerë”.

“Në fakt, që të menaxhohen në mënyrë të ligjshme, përmes kontratave dhe formave tjera që i ka Agjencia Kosovare e Privatizimit. Është dashur, pikërisht, kryetari i parlamentit që të bëjë presion te AKP-ja që të së paku të bëjë publike listën”, tha Rexhepi.

Por, ajo që është parë në listat e publikuara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, sipas Abdixhikut, tregon se në to gjenden emra të njerëzve të njohur për publikun, të cilët kanë qenë të lidhur në forma të ndryshme me nivelet e ndryshme të pushteteve, që nga paslufta e këndej.

“Pra, këta njerëz janë financues, individë të caktuar që kanë qenë të lidhur me pushtetin në kohë të ndryshme, të cilët kanë ushtruar ndikimin politik për të mbajtur këto prona”.

“Disa prej këtyre pronave madje ishin në qendrat kryesore të Kosovës, shumë afër institucioneve publike dhe lehtësisht të dalluara. Pra, kemi të bëjmë me një ndërlidhje të domosdoshme të këtyre individëve me pushtetet e 17 vjetëve të kaluar dhe kjo është edhe arsyeja se pse ata kanë arritur të mbajnë këto prona”, shtoi Abdixhiku.

Në anën tjetër, Rexhepi thekson se uzurpatorët i kanë menaxhuar pronat e uzurpuara në mënyrën si kanë dashur vet, pa ndonjë mbikëqyrje për mirëmbajtjen apo gjendjen e këtyre pronave.

“Ata njerëz kanë pasur përfitime dhe nuk kanë paguar kurrfarë kompensimi për shfrytëzimin e kësaj prone, që në fakt, këtë çështje është dashur AKP-ja dhe AKM-ja (Agjencia Kosovare e Mirëbesimit) e dikurshme ta rregullojë, në mënyrë që edhe nëse shfrytëzohen pronat, kjo të bëhet në mënyrë të ligjshme deri në momentin kur ajo e sheh të arsyeshme që duhet të privatizohet. Çështja ka mundur të zgjidhet në mënyrë institucionale”.

“Por, realisht, para këtij problemi i kanë mbyllur sytë të gjithë, Madje, do të thosha se ndoshta edhe të gjithë kanë qenë lojtarë të kësaj loje të pistë”, tha Rexhepi, transmeeton rel.

Në njoftimin e për medie të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, është thënë se listat e publikuara të uzurpatorëve të pronës shoqërore, periodikisht do të azhurnohen, ndërkohë që janë ftuar palët e interesit, që në rast të vërejtjeve në saktësinë e shënimeve të publikuara, të dërgojnë me shkrim vërejtjet e tyre në zyrat rajonale të Agjencisë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin