Haliti fajëson Sali Berishën për humbjen e Kosovës!

30.01.2016 09:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Haliti fajëson Sali Berishën për humbjen e Kosovës!

Kryetari i delegacionit të Kosovës në KiE, Xhavit Halili thotë në një intervistë për “Shqiptarja.com” se impenjimi i delegacionit shqiptar ka qenë maksimal për lobim, por fatkeqësisht beteja u humb për një votë.

Sipas nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, nëse Sali Berisha do të kishte qenë në delegacion, rezoluta do të ishte miratuar sipas interesave të palës shqiptare.

E konsideroni si një humbje diplomatike të Kosovës vendimin e Asamblesë së KiE-së?

Nuk e besoj që është një humbje. Ne kemi një fitore sepse Kosovës i jepet mundësia që në mbledhjen e ardhshme të Byrosë të shqyrtohet statusi i Kosovës në Këshillin e Evropës. Nëse do ta konsideronim këtë humbje, unë dua të theksoj se nuk është humbje pikërisht sepse prej angazhimit të madh të dy delegacioneve, duke përfshirë këtu edhe zonjën Ermira Mehmeti e cila ka ardhur nga Maqedonia…

Por që mungoi në votim…

Në votim mungoi me të vërtetë, por faji nuk ishte i saji. I kishin nxjerrë biletën e kthimit një ditë para, dhe u desh të largohej. Ajo ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm edhe për mbledhjen e nënshkrimeve për amendamentet, por edhe për lobim. Ne kemi pasur një situatë 100 %, në komunitetin politik muajin e kaluar ku janë votuar amendamentet e propozuara nga delegacioni i Serbisë. Kjo gjë ndryshoi fatkeqësisht, dhe ne nuk arritëm ta bënim numrin e duhur të votave, e veçanërisht për një amendament të rëndësishëm, tek çështja e kompetencave të UNMIK-ut në Kosovë, në raportet me Interpolin dhe Europolin, dhe ata e fituan për një votë. Kjo ishte gjendja.

Sa i përket angazhimit të delegacionit të Shqipërisë, unë them që ka qenë si asnjëherë më parë, i dy anshëm. Së pari në Tiranë, jemi takuar bashkë me delegacionin e Shqipërisë, dhe kemi diskutuar për 2 ditë çështje të delegacionit që duhet t’i ngrinim këtu. Znj. Leskaj ka thirrur dhe ambasadorin e Kosovës dhe ka diskutuar me të paraprakisht për këtë çështje. Këtu kemi funksionuar si një delegacion i vetëm. Kemi pasur një mbështetje të fuqishme, ku veçanërisht e majta evropiane ka mbështetur amendamentet e sponsorizuara nga delegacioni i Shqipërisë. E djathta ka votuar në tërësi kundër amendamenteve tona.

Megjithëkëtë, Serbia ja ka dalë të miratojë amendamentet e saj. Cilët aleatë e lanë në baltë Kosovën? Ka një arsye gjeopolitike?

Nuk do të thoja që ishin aleatët ata që nuk na mbështetën. Problemi është që këtu në KiE, kryesisht vendimet merren sipas grupeve politike, ku grupet e majta marrin qëndrimet e tyre e të djathtat të vetat, pavarësisht se nga çfarë shteti vijnë. Në këtë rast, delegacioni i Kosovës nuk është anëtar me të drejtë vote, por delegacioni i Shqipërisë ka bërë të pa mundurën për lobim, angazhim, përpilim të amendamenteve, në biseda me delegacione të ndryshme. Ne kemi shkuar zyrë për zyrë dhe i kemi takuar shumicën e delegacioneve që pranuan të takohen me ne. Ne kemi takuar edhe ata që kanë votuar kundër nesh.

Fatkeqësisht konsideroj që herët e tjera duhet të funksionojmë ne si delegacion i Kosovës më të organizuar dhe të jemi më në kohë të parashohim ngjarjet. Dua të përsëris që delegacionet tona nuk kanë qenë dy, por një i vetëm, dhe impenjimi i delegacionit të Shqipërisë ka qenë maksimal.

Pra Kosova nuk ka rezerva për angazhimin e Shqipërisë?

Jo. Sikur të kishte ardhur edhe zoti Berisha, me siguri amendamentin për çështjen e UNMIK-ut e kishim kaluar sipas interesave tona.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

Haxhiu vizitoi Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare

Haxhiu vizitoi Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%