Mustafa përkujton viktimat e Holokaustit

27.01.2016 16:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mustafa përkujton viktimat e Holokaustit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e Ditës Përkujtimore të Holokaustit, ka përkujtuar viktimat e krimeve naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, të kryera ndaj hebrenjve dhe popujve të tjerë, thuhet në një kumtesë të zyrës për informim e kryeministrit.

Sipas kumtesës, në këtë ditë memoriale ndërkombëtare, kryeministri Isa Mustafa ka shprehur solidaritetin e qytetarëve të Kosovës me hebrenjtë dhe të gjitha viktimat e Holokaustit.

“Populli i Kosovës, i cili është përballur para pak vitesh me krime çnjerëzore, bashkëndjen dhe krenohet me forcën dhe virtytet e hebrenjve, të cilët përkundër ballafaqimit me krimet më të rënda në historinë botërore, janë sot simbol i faljes dhe pajtimit, duke mos harrur të kaluarën, por duke kontribuuar për të ardhmen e botës demokratike”, thotë kryeministri Mustafa.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, theksoi se qytetarët e Kosovës ndihen mirë që kanë ofruar përkrahje për hebrenjtë në atë periudhë të rëndë, duke shtuar se komuniteti hebraik është edhe sot pjesë e rëndësishme e shoqërisë kosovare.

Me këtë rast, kryeministri Isa Mustafa ka shprehur mirënjohjen e Qeverisë dhe të popullit të Kosovës për kontributin e madh, veçanërisht të diasporës hebraike në SHBA dhe në Evropë, për çlirimin e Kosovës dhe për fazat e mëtejshme të ndërtimit të shtetit, thuhet në kumtesë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara