Britanikët mbështesin iniciativën e Dedës dhe Osmanit

20.11.2015 18:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Britanikët mbështesin iniciativën e Dedës dhe Osmanit

Zëvendësambasadorja e Britanisë së Madhe në Kosovë, Louise Taylor e ka dhënë mbështetjen për planin pesë pikësh të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Ilir Deda dhe të deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmanit, për nxjerrjen e vendit nga kriza politike e shkaktuar nga mospajtimet në mes pozitës dhe opozitës, është mbështetur nga Britania e Madhe.
Nisma e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Ilir Deda dhe e deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, për nxjerrjen e vendit nga kriza politike e shkaktuar nga mospajtimet në mes pozitës dhe opozitës, është mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë.

Të dy deputetët, Deda dhe Osmani, para mediave shpalosën planin e tyre pesë pikësh për t’i dhënë fund situatës së tensionuar politike, plan ky që po konsiderohet si marrëveshje e cila do t’iu dërgohet liderëve politik të Kosovës – Isa Mustafës, Hashim Thaçit, Visar Ymerit, Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt.

Zëvendësambasadorja e Britanisë së Madhe në Kosovë, Louise Taylor, tha për Klan Kosova, se secila iniciativë paqësore që për qëllim ka normalizimin e funksionimit të institucioneve e ka mbështetjen e shtetit që ajo përfaqëson.

“Siç e kemi thënë edhe më parë, është në dorë të popullit të Kosovës që të vendosin për të ardhmen e tyre politike. Ne e kemi potencuar disa herë se kjo duhet të bëhet me forma demokratike të të shprehurit, e jo në mënyra të dhunshme”, u shpreh Taylor.

“Të gjitha përpjekjet paqësore për të gjetur një zgjidhje për krizën, janë të mirëseardhura, sidomos kur jemi para faktit se Kosova nuk ka kohë për të humbur”, shtoi ajo.

Plani pesë pikësh i Dedës e Osmanit që kërkon hetim parlamentar për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi nga një komision të udhëhequr nga opozita si dhe zgjidhje të qëndrueshme institucionale për Asociacionin e Komunave Serbe, u shpalos sot në një konferencë për media brenda ambienteve të Kuvendit të Kosovës, e të dy deputetët thanë se e kanë përkrahjen e kolegëve të tyre.

Osmani dhe Deda bashkë me përfaqësues të shoqërisë civile pritet të flasin më në detaje sot në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump thotë se faza tjetër e bisedimeve me Iranin do të jetë “më e lehtë”

Trump thotë se faza tjetër e bisedimeve me Iranin do të jetë “më e lehtë”

Vjen drita e gjelbër nga senati: Zvicra shton praninë ushtarake në Kosovë

Vjen drita e gjelbër nga senati: Zvicra shton praninë ushtarake në Kosovë

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve, prioritet konstituimi i institucioneve – për presidentin na duhet bashkëpunim me opozitën

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve, prioritet konstituimi i institucioneve – për presidentin na duhet bashkëpunim me opozitën

Përditësohen të dhënat: Ndryshon numri i ulëseve të partive në Kuvend

Përditësohen të dhënat: Ndryshon numri i ulëseve të partive në Kuvend

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Numërimi i votave të mërgatës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Numërimi i votave të mërgatës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Rama kritikon Qeverinë për neglizhencë në mirëmbajtjen e autostradave

Rama kritikon Qeverinë për neglizhencë në mirëmbajtjen e autostradave

Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë, Gashi: Janë planifikuar gjashtë faza gjatë verës

Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë, Gashi: Janë planifikuar gjashtë faza gjatë verës

Ekzekutohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

Ekzekutohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta

FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

“Mosmarrëveshje lidhur me emërtimin e rrugës në një lagje”, kërkohet paraburgim për tre persona për vrasje në Prizren

“Mosmarrëveshje lidhur me emërtimin e rrugës në një lagje”, kërkohet paraburgim për tre persona për vrasje në Prizren

AGK: Sulmet online janë kërcënimi kryesor për sigurinë e gazetarëve

AGK: Sulmet online janë kërcënimi kryesor për sigurinë e gazetarëve

Forcat Tokësore të Shqipërisë për KFOR në Kosovë: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

Forcat Tokësore të Shqipërisë për KFOR në Kosovë: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

AKB: Rritje në letra e varfëri në jetë, qytetarët dhe bizneset nuk jetojnë me statistika

AKB: Rritje në letra e varfëri në jetë, qytetarët dhe bizneset nuk jetojnë me statistika