Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës, Ahmet Isufi, ka vlerësuar mbështetjen e madhe që po merr subjekti i tij politik në Deçan. Në një postim publik, ai e cilësoi tubimin dhe përkrahjen e qytetarëve si dëshmi të besimit në vizionin dhe programin e Aleancës.
“Aleanca madhështore në Deçan #128”, ka shkruar Isufi, duke theksuar mobilizimin dhe entuziazmin e mbështetësve në këtë komunë.




























