Empoli, Hysaj vlen më shumë se 4 mln Euro

15.07.2015 12:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Empoli, Hysaj vlen më shumë se 4 mln Euro

Empoli, Hysaj vlen më shumë se 4 mln Euro
4 milionë Euro nuk mjaftojnë për Elseid Hysaj. 22-vjecari i Kombëtares Shqiptare është kthyer në një thesar të vogël për Empolin falë paraqitjeve të mira që ka bërë me skuadrën sezonin e kaluar dhe klubi toskan kërkon të përfitojë sa më tepër nga shitja e tij duke qenë se interesi për mbrojtësin nga Shkodra është i madh. Një nga klubet që ka bërë hapa më konkretë në drejtim të Hysaj-t është Napoli, por sic bëjnë të ditur mediat italiane, Empoli bën rezistencë për të përfituar sa më tepër.

Drejtori Sportiv i klubit, Marcello Carli ka deklaruar në lidhje me shqiptarin, “Për Hysaj-n mund të mendojmë shitjen vetëm nëse vjen një ofertë serioze. 3 apo 4 milionë nuk përbëjnë një ofertë të mjaftueshme për ta lejuar të largohet. Kur ishim në tratativa me Napolin për Valdifiorin, u fol edhe për Hysaj-n , por pastaj nuk e kam dëgjuar më klubin e kaltër. Në ditët e ardhshme pres një ofertë të rëndësishme nga Napoli për Hysaj-n, por në fakt jo vetëm nga klubi i kaltër”.

Strategjia e Empolit është e qartë, Hysaj që ka një kontratë e cila skadon në Qershorin e ardhshëm mund të largohet vetëm në këmbim të një shume të majme. Për më tepër që klubi mund të presë nxitjen e një ankandi serioz në merkato, pasi sic raporton “Corriere Dello Sport” në edicionin e saj të printuar, Hysaj është një emrat më të nxehtë të merkatos pasi për të vec Napolit interesohen edhe klube të tjera si Chelsea apo Schalke 04.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)