
Sot shënohen 10 vjet nga tragjedia e “Lagjes së Trimave” në Kumanovë, ku humbën jetën tetë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe rreth dyzetë të tjerë mbetën të plagosur.
Ngjarja e rëndë, e cila shënoi një periudhë të vështirë për sigurinë e vendit, ka lënë pas shumë pyetje të pazgjidhura.
Në shkurt të vitit 2016, ka nisur procesi gjyqësor ndaj 29 personave të akuzuar për “Organizatë terroriste” dhe “Terrorizëm”. Të gjithë të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm, ndërsa më vonë, rasti u bashkua me lëndën “Rrufeja”, duke rritur numrin e të akuzuarve në 37.
Prokuroria Republika e Maqedonisë ka ngritur procedura ligjore për ata që ishin pjesë e aksionit në Kumanovë. Ndërkohë, për këtë rast është hapur një hetim ndërkombëtar, me kërkesë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, për të zbardhur rrethanat e paqarta që kanë shoqëruar ngjarjen.
Deri më tani, 33 persona janë dënuar për “Terrorizëm” dhe “Organizatë terroriste”, ndërsa katër të tjerë janë liruar nga akuzat. Dënimet variojnë nga burgime të përjetshme deri në 20 vjet burg për të akuzuarit, ndërkohë që shumica e tyre janë shtetas të Kosovës, ndërsa disa janë nga Maqedonia.