Vonesa e menstruacioneve është bekim dhe mallkim, nëse rrejdhja juaj ju mungon atëherë diçka nuk është në rregull me trupin tuaj. Zbuloni se çfarë po ndodh, nga stresi dhe ushtrimet e deri tek problemet shëndetësore.
Jeni shtatëzënë. Normalisht që kjo është gjëja e parë që ju bie ndërmend, edhe atë me arsye të fortë. Kjo ndodh sepse simtpomet e shtatëzënisë janë të ngjajshme me ato pasmenstruale dhe është e vështirë të hetoni dallimin. Nëse jeni seksualisht active atëherë bëjeni një test shtëpiak të shtatëzënisë që të siguroheni.
Jeni duke konsumuar pilula anti-bebe. Gëzohuni, mos u shqetësoni, nëse menstruacionet e juaja dallohen me vështirësi apo zhduken shumë shpejtë. Me disa pilula me dozë të vogël estrogjeni dhe IUD Mirena, vija endometriale nuk ndërtohet andaj nuk ka çfarë të nxirret jashtë. Ndonjëherë femrat që përdorin këto pilula nuk kanë aspak cikël menstrual.
Diçka nuk është në rregull me gjëndrrën tuaj tiroide. Gjëndrra në gushën tuaj rregullon metabolizmin, prodhon hormone, kontrollon temperaturën trupore dhe shumëçka tjetër. Kur është përtej apo nën active, mund të ndalojë ovulimin, të shkaktojë cikël të parregullt madje mundet të pengojë fertilitetin. Nëse mjeku juaj dyshon se kjo mund të jetë arsye dhe keni simptome të tilla si: lodhje, shtim apo humbje e peshës, atëherë është mirë të bëni një test të gjakut.
Jeni tepër e angazhuar me rutinën tuaj të ushtrimeve. Vizitë palestrës edhe kur jeni edhe të lodhur nga ushtrimet e djeshme, thuani shpesh se jetoni në palester? Ushtrimet e tepruara dhe konsumimi i ulët i ushqimit si dhe rënia e shpejtë në peshë mund të ndikojnë që cikli juaj të ndërpritet.
Sapo ndaluat me përdorimin e pilulave kundër shtatëzënisë. Një pilulë hormonale mund të rregullojë shumë mirë ciklin tuaj andaj kur ndërpritni konusmimin, kjo gjë mund të jetë shok për trupin tuaj. Nuk jemi të sigurtë se çfarë ndodh mirëpo mund të kalojë një kohë derisa të filloni me ciklin tuaj, një gjë ta mbani mend, sërish mund të ngeleni shtatëzënë sepse edhepse cikli nuk vjen ju mund të ovuloni.
Ju mund stresi. Në punë është çmenduri andaj jeni në stress. Mund të shpjegohet se kur jeni nën stress, trupi juaj vendos që most ë ngeleni shtatëzëne në këtë periudhë pasiqë nuk është kohë e mirë. Trupi juaj ju mbron andaj mund të mos fitoni një cikël apo vonohet me të madhe.
Keni SVPC. Nuk u ka ardhur cikli, keni puçrra, fitoni peshë edhepse ushqeheni shëndetshë, ndërsa në fytyrën tuaj dhe gjoks fillojnë t`u dalin qime të çuditshme? Gjinekologu juaj mund të konsiderojë në SVPC apo sindromin e vezorëve policistikë, një çrregullim hormonal që e pengon vezën të maturojë, duke ndaluar ovulimin dhe duke penguar ciklin menstrual.
Keni problem të hipofizës. A ju rrjedh qumësht nga thithat e juaja? Kjo është gjë e rralë por ka gra që kanë ndërprerje të ciklit menstrual dhe u rrejdh qumësht nga thithat, përcjellë nga dhimbje koke të kohë-pas-kohshme. Mjeku në këtë rast bën test të gjakut që të kontrollojë nivelet e prolaktinës, hormonit që detyron trupin tuaj të prodhojë qumësht, nëse nivelet janë të larta tëherë mund të keni tumorin e quajtur prolaktinoma. Para se të çmendeni, është sëmundje e shërueshme që shërohet me medikamente.
Keni fituar shumë peshë. Ashtu si të qenit nënpeshë që mund të shkaktojë probleme edhe mbipesha ka dëmet e veta. Gratë me peshë kanë dy herë më shumë gjasa që të kenë një cikël të parregullt. Lajm i mirë është se ndërmjet dietave të mençura mund të ktheni ciklin tuaj në normale.
Keni cimere të reja. Mund të ju duket absurd mirëpo miti urban se bashkëjetesa me cimera të rinj mund të shkaktojë çrregullim të ciklit tuaj në përpjekje të sinkronizohet me grupin./femra.net/




























