​Maqedonia Veriore me numrin më të lartë të rasteve që nga fillimi i epidemisë COVID-19

E publikuar: 11/01/2022 20:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Maqedonia Veriore raportoi sot 1.964 raste të reja me koronavirus, më i larti në një ditë që nga fillimi i epidemisë.

Më parë, numri më i lartë i të infektuarve ishte pesë ditë më parë, më 6 janar, kur u konfirmuan 1.725 raste të reja.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se në 24 orët e fundit janë kryer 7.724 teste për koronavirus, dhe se 25.43 për qind kanë rezultuar pozitive.

Janë regjistruar gjithsej 13 vdekje nga COVID-19, nga të cilat shtatë pacientë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, ndërsa gjashtë me datë vdekjeje më të hershme janë raportuar përmes sistemit elektronik shëndetësor “Termini im”.

Në Maqedoninë Veriore, 8.055 persona kanë vdekur nga koronavirusi, 236.241 janë regjistruar që nga fillimi i epidemisë, 12.333 janë aktivë dhe 215.853 janë shëruar.