​AKP miraton raportin e shpërndarjes së përkohshme për pesë ndërmarrje në likuidim

E publikuar: 29/10/2020 15:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit sot ka miratuar raportin e shpërndarjes së përkohshme për pesë ndërmarrje që janë në likuidim.

Siç thuhet në një komunikatë për media të AKP-së, bëhet fjalë për ndërmarrjet shoqërore “Betonjerka”, “Zhupa Reqane Prizren”, “Tehnoremont/Ekoplast” dhe “IBG Batteries”.

AKP miratoi edhe rritjen e buxhetit për ndërmarrjet shoqërore në likuidim FAM, Viti, Lola Korporacija, Shtërpcë, IGK Ballkan, Suharekë, Unimont, Prizren dhe 17 Nëntori, Pejë.

Përveç kësaj, Bordi shqyrtoi dhe miratoi kërkesat për qiramarrje të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore.