​​Donald Trump sërish i akuzuar për nxitje të dhunës kundër Hillary Clinton

E publikuar: 17/09/2016 16:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Donald Trump sërish i akuzuar për nxitje të dhunës kundër Hillary Clinton
Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump u akuzua sërish dje nga kampi i kundërshtares demokrate, Hillary Clinton për nxitje dhune kundër saj, pas ironizimit se çfarë mund të ndodhte nëse truprojet e saj do të ishin të çarmatosur.Në prani të një audience të gjerë me pjesëmarrjen e rreth 4.000 mbështetësve në Majemi, në Florida (juglindje), miliarderi u shpreh në lidhje me truprojat e armatosur që shoqërojnë rivalen e tij, se prania e tyre është në të vërtetë në shkelje të amendamentit të dytë të Kushtetutës amerikane, që çënon të drejtën e posedimit të armëve.

“Truprojat e saj duhet të heqin dorë nga përdorimi i armëve”, deklaroi ai. Ata duhet të heqin dorë nga armët. Nuk është e vërtetë? Nuk është e vërtetë? Ata duhet të dorëzojnë menjëherë armët e tyre, cili është mendimi juaj? Po, po u hiqini atyre të drejtën e armëve. Clinton është kundër armëve. Merrjani atyre armët dhe do të shihni se çmund të ndodhë. Merrjani armët, ok? Ky veprim do të ishte shumë i rrezikshëm.

Hillary Clinton dhe Donald Trump zotërojnë të drejtën si kandidatë për president të mbrojtjes nga “Shërbimi sekret” amerikan.