Zyrtari i AAK’së kërkon maturi nga presidenti malazez Vujanovic

E publikuar: 29/08/2016 11:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i AAK’së, Anton Berisha thotë se Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanovic duhet të tregoi më shumë kujdes në deklarimet e tij për Kosovë.
Ai në një reagim të tij në facebook i ka numëruar arsyet se pse Vujanovic duhet të tregoi maturi në lidhje me demarkacionin mes dy vendeve.

Ky është postimi i plotë i Anton Berishës:

Presidenti malazez, z. Filip Vujanovic, te jete me i kujdesshem ne deklarimet e Tij per Kosoven!
Pas lavderimeve qe i bene Malit te Zi, presidenti dhe kryeministri i Kosoves, Thaçi e Mustafa, nenkuptueshem qe presidenti i Malit te Zi, z. Vujanovic u ndje i sigurte per te bere deklarate: se Mali i Zi nuk e do asnje centimeter te Kosoves dhe numeroi te gjitha meritat e Malit te Zi ne raport me Kosoven.

Por, per dallim prej “perfaqesuesve” te tij ne Kosove, Thaci e Mustafa, presidenti malazez ne mendimin tim duhet te jete me i kujdesshem dhe me korrekt ne deklarimet e tij.

Mali i Zi eshte pale ne kete rast dhe jo arbiter per te percaktuar demarkacionin. Se dyti, shteti i Kosoves ende nuk i ka perfunduar procedurat sic eshte ratifikimi nga ana e parlamentit te Kosoves, prandaj duhet pritur vendimin e tij dhe jo nje president i shtetit tjeter t’i jap instruksione detyruese nje parlamenti te shtetit tjeter. Se treti, duke marre si te mireseardhura kontributet e Malit te Zi, pavaresisht heshtjes se Thacit e Mustafes, Kosovva dhe populli i saj nuk ka pse te ndihet borgjli ndaj Malit te Zi, ngase kontributi yne ne realizimin e pavaresise se tyre ishte jetik per Malin e Zi dhe pa shqiptaret dhe miqesine e tyre, Mali i Zi nuk do te ishte ky qe eshte dhe e ka veshtire te jete.

Ne jemi per ndertimin e raporteve te mira ndermjet shteteve tona por edhe popujve, por duhet liruar prej koncepteve te vjetra qe i kane nenkuptuar shqiptaret si pale e pabarabarte dhe gjithmone koncesionuese! Jetojme ne kohera tjera dhe ne vetedije tjeter.