Zyrtare: Valon Berisha lojtar i Lazios

E publikuar: 03/07/2018 15:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lazio ka konfirmuar se ka nënshkruar me Valon Berishën nga RB Salzburgu.

Shqiptari nga Kosova ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me klubin nga kryeqyteti italian.

25-vjeçari përfundoi testet mjekësore gjatë vikendit të fundit, ndërsa shuma e transferimit besohet se është rreth 7.5 milionë euro.

Mesfushori me klubin austriak në 233 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 45 gola.

Ndërsa për Përfaqësuesen e Kosovës në dhjetë paraqitje ka shënuar vetëm një gol.

Para se të pranohej Kosova në FIFA ai ishte pjesë e Përfaqësueses së Suedisë, ku nga viti 2012 deri në 2016, u paraqit në 20 ndeshje.

Berisha shquhet për lojë fizike dhe markim të mirë të lojtarëve kundërshtarë. /Telegrafi/