Zyrtare: Prandelli jep dorëheqje nga Valencia

E publikuar: 30/12/2016 19:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri italian, Cesare Prandelli ka dhënë dorëheqje nga menaxhimi i Valencia, ka konfirmuar klubi spanjoll.
Ai do të zëvendësohet nga “Voro” Gonzales.

“Cesare Prandelli ka prezantuar këtë të premte, 30 dhjetor, dorëheqjen e tij të parevokueshme si trajner i ekipit të parë. Ai do të zëvdenësohet nga ‘Voro’ Gonzales”, thuhet në konfirmimin e Valencias.
Goal raporton se dorëheqja e tij vjen pas prishjes së marrëdhënieve me disa nga lojtarët e skuadrës, të cilëve u ka thënë se çdokush që nuk jep maksimumin për skuadrën duhet të largohet