Zyrtare: Man City ‘blindon’ Agueron me kontratë të re

E publikuar: 21/09/2018 10:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sergio Aguero ka nënshkruar një kontratë të re me klubin e madh anglez, Manchester City.

Qytetarët kanë vazhduar ‘blindimin’ e yjeve kryesore të ekipit edhe për shumë vite.

Lojtari i fundit që ka nënshkruar vazhdimin e kontratës, pra një kontratë të re është argjentinasi Aguero.

Aguero ka nënshkruar kontratë me Cityn, e cila e mban atë në Etihad deri në vitin 2021.

Ndryshe, Aguero njihet si legjendë e klubit anglez, pasi ka fituar tre trofe të Ligës Premier me Cityn dhe ka shënuar më së shumti gola në histori.

30-vjeçari gjatë tetë sezoneve me fanellën e kampionit anglez ka zhvilluar plot 299 ndeshje duke shënuar 204 gola.

Përveç Agueros, City ka nënshkruar kontratë të re para disa javësh edhe me Kevin de Bruyne e Gabriel Jesus.

Të njëjtë gjë është gati ta bëjë edhe Raheem Sterling, me të cilin janë afër marrëveshjes për rinovim. /Telegrafi/